LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive - Edhe 1002 faqe dokumente për inceneratorët në SPAK

19 Tetor 2023, 12:30, Aktualitet CNA
Ekskluzive - Edhe 1002 faqe dokumente për inceneratorët në SPAK
Foto ilustruese

Ekspertët e opozitës kanë mbledhur me mijëra faqe dokumente, të cilat do t’i japin një dorë të madhe SPAK-ut për të zbardhur deri në fund të vërtetën me inceneratorin dhe landfillin e Tiranës, ndryshe nga sa ndodhi me skemat dhe skenaret në Fier apo në Elbasan.

CNA dje raportoi dje se ekspertët e opozitës nën drejtimin e Belind Këlliçit kishin mundur të siguronin disa mijëra faqe dokumente. 653 komunikime, "e-maile" dhe dokumente në anglisht në shqip të Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, Denisa Tollkuçit dhe njerëzve të inceneratorëve janë çuar dje në SPAK.

CNA sot ka mësuar nga një burim zyrtar përmes ekspertëve se do të çohen edhe 1002 faqe të tjera dokumente.

Ashtu siç theksoi dje, i njëjti burim tha se dokumentet janë verifikuar të gjitha për autenticitetin e tyre. Është dashur një kohë e gjatë që këto materiale të përpunohen, të printohen, të verifikohen dhe tashmë me shkresat përcjellëse po i çohen SPAK-ut.

Tashmë përveç 653 dokumenteve të çuara dje, do të çohen edhe 1002 faqe të tjera, të cilat çojnë në një 1655 faqe të administruara nga opozita që po i çohen SPAK-ut për të  thelluar hetimin për inceneratorët.

I njëjti burim theksoi se skema tashmë është më e plotë, më e qartë, tregon përfshirjen e individëve të tjerë brenda saj, siç ishte dhe rasti i denoncuar pak ditë më parë nga CNA në lidhje me Elton Buallin, Mark Jakën dhe personave të tjerë të inceneratorëve nënkontraktorët e tyre, zinxhirin e kompanive si dhe përfshirjen e zyrtarëve të shtetit.

Zyrtarët tregojnë edhe fakte dhe prova mbi aksionerët e huaj të kompanisë, pra ardhjen e tyre, takimet e zhvilluara dhe komunikimeve me Mërtirin apo Klodian Zoton, fakte të cilat janë vënë në dispozicion me një shkresë zyrtare dje, kreu të SPAK-ut, Altin Dumani.

Gjithashtu do t’i çohen edhe pjesa tjetër, pra derisa të sistemohen dhe renditen sipas problematikës përkatëse apo çështjes që ka të bëjë konkretisht me landfillin e Tiranës në aspektin ku çdo dokument të përputhet me një çështje të caktuar.

Ekspertët e opozitës vazhdojnë punën dhe pritet që shumë shpejt, pas dorëzimit në SPAK të dokumenteve, të ketë edhe disa kallëzime për disa zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar./ CNA

 

Lajmet e fundit nga