VIDEO/ "Prapaskenat" e Samitit të Procesit të Berlinit, dhurata e Ramës që "shkrin" së qeshuri Kurtin dhe Abazoviçin
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale të tjera...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita, zhvilloi një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë në Kavajë, ku theksoi nevojën për thellimin e procesit të vetëpastrimit të radhëve të policisë dhe rritjen e besimit të publikut.
Ministri nënvizoi gjithashtu angazhimin për të përmirësuar kushtet financiare, qoftë sa i përket pagës së përgjithshme nëpërmjet ndryshimeve në buxhetin e ardhshëm, ashtu edhe për pagesat e orëve shtesë që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Balla vuri në dukje se është bërë një punë e lavdërueshme nga strukturat e Komisariatit të Kavajës përgjatë sezonit turistik. Ai falënderoi punonjësit për përmbylljen me sukses të sezonit.
"Ky Komisariat mbulon një vijë të rëndësishme bregdetare dhe me një numër shumë të madh hotelesh dhe një numër shumë të madh turistësh që vizitojnë gjithë bregdetin së bashku me pjesën që mbulon në tërësi Drejtoria e Durrësit. Duhet të jemi të përgatitur për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë një vit me një numër edhe më të madh se ky që kishim. Prandaj ne kemi menduar të krijojmë edhe një Forcë Kombëtare të Sigurisë, e cila të mbështesë komisariatet", theksoi ministri.
Më tej Balla sqaroi sa i përket trajtimit financiar të punonjësve të policisë, me pagesat e orëve shtesë dhe rritjen në buxhet.
"Detyra e Ministrit të Brendshëm lidhet drejtpërdrejt me trajtimin e duhur financiar të punonjësve të policisë. Kemi kaluar në qeveri një akt normativ ku i japim zgjidhje të gjitha pagesave apo detyrimeve të prapambetura me orët jashtë orarit, i cili hyn në fuqi menjëherë. Në ditët në vijim, për çdo orë jashtë orarit të punës do të kryhet pagesa dhe do ta ndjek personalisht", deklaroi Balla.
"Unë e di që paga aktuale e punonjësve të policisë është shumë e ulët krahasuar me nevojat që ka çdo familje e një punonjësi policie. Me buxhetin e shtetit 2024, do të kemi një rritje, e cila ndoshta nuk është aq sa duhet, por është një hap i madh krahasuar me stadin aktual", nënvizoi ai.
Në lidhje me problematikat e tjera të ngritura, ministri tha se po punohet për t'i zgjidhur shpejt.
"Është shumë e rëndësishme që në procesin e rikthimit të besimit të publikut te Policia e Shtetit, kjo duhet të shoqërohet edhe me një qasje të re që njerëzit duhet të kenë ndaj uniformës së punonjësit të policisë”, u shpreh Balla në Kavajë.
Ministri u ndal gjithashtu në procesin e pastrimit të radhëve të policisë nga individë që tradhtojnë uniformën.
“Ndërsa vazhdojmë procesin e vetëpastrimit të radhëve të policisë nga individë që me veprimet e tyre tradhtojnë aksionet e policisë, unë jam shumë i sigurt që ne do ta rrisim besimin e qytetarëve tek organizata e 'Policisë së Shtetit'", tha ai.
Në lidhje me luftën kundër krimit, Ministri theksoi se ka një angazhim të mirë të forcave të policisë të të gjithave të departamenteve.
"Dua të nxis më së shumti Departamentin e Policisë Kriminale për t’u fokusuar tek ato që ne quajmë ngjarjet e vjetra, të pazbuluara, por për t’u fokusuar dhe te një pjesë tjetër që mendoj që është e rëndësishme, tek evidentimi dhe arrestimi i personave, të cilët rezultojnë që të kenë dënime, por nuk janë sot para drejtësisë ose në institucionet e vuajtjes të dënimit.
Në drejtorinë e Durrësit dhe në Komisariatin e Kavajës, kemi një listë personash e cilat ju është bërë me dije nga Drejtori i Përgjithshëm dhe duhet që të insistojmë për të zbatuar vendimet e gjykatave dhe vendosja e tyre para drejtësisë”, theksoi Balla.
Ministri po kështu vijon takimet me të gjitha strukturat e Policisë në të gjithë vendin në përmbushje të premtimit për të kontaktuar drejtpërdrejt çdo njësi policore nga qendra në bazë./CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale të tjera...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vazh...
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, gjatë kët...
Mjeku Ilir Alimehmeti i ka bërë thirrje kryeministrit ...
Dy shqiptarë ndodhen në rripin e Gazës, zonë ku Izrael...
Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen...
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Sh...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotida Bushka ka folu...
Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të ndodhur kë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të gjithë ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama bëri gjithç...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët opozita...
Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me strukturat e...
Një prind ka denoncuar ditën e sotme humbjen e vajzës së t...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u takua me Lordin Ka...
Në korrik të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit mi...
Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për çështjen “Gërde...
Ekspertët e PD-së kanë dorëzuar në SPAK një tjetër dosje v...
Një prokurore, e cila u largua nga SPAK-u pasi nuk pra...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...