web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të hidhemi në veprim!”, Berisha: Nuk ia vlen më të konsumojnë kohën me akuza ndaj Ramës

18 Tetor 2023, 19:01, Aktualitet CNA
“Të hidhemi në veprim!”, Berisha: Nuk ia vlen më
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të gjithë strukturat e Partisë Demokratike të mobilizohen kundër qeverisë aktuale.

Berisha u shpreh se nuk ia vlen më të konsumojnë kohën me akuza ndaj Ramës por të hidhemi në veprim.

“Deputetët në mbledhjen e tyre dje, në të gjitha diskutimet kanë qenë të mendimit që beteja të fillojë në parlament. Nuk shkohet më kështu. Unë në mënyrën më të përsëritur i kisha thënë kryetares së parlamentit: këto që bën ti janë banditeske, janë të turpshme, këto nuk i bën kurrë një kryetare parlamenti. Por gjërat rrodhën derisa ai mori përsipër të na përcaktojë kryetarin dhe t’u thotë 600 mijë qytetarëve se ju keni përfaqësues atë që do ai dhe jo atë që duan përfaqësuesit tuaj.

Në këtë betejë, ne do bëjmë gjithçka për të mobilizuar çdo potencial opozitar kundër kësaj pseudomazhorance. Nuk ndalemi këtu, se ju i keni dëgjuar dhe ka një moment këtu që çfarë do të thuash, merr nga lista e atyre që janë thënë për aktet e tij. Dhe nuk ia vlen më të konsumojmë kohën me akuza ndaj tij, por të hidhemi në veprim”, tha Berisha.

Ai premtohet se do të punohet për një bashkim sa më të gjerë të opozitës.

“Të hidhemi në veprim! Jam i sigurt se ka qytetarë, ka anëtarë tanë, ka mbështetës, të cilët janë të mërzitur dhe janë skeptikë, do të jenë skeptikë ndaj këtij qëndrimi tonë.  Por ju garantoj se asgjë më shumë nuk do i bindë ata se veprimi ynë. Se nuk është se e duan Edi Ramën ata, e urrejnë. Por duan të shohin udhëheqjen, duan të shohin dritën, duan të shohin shpresën për shpëtimin. Ndaj dhe pa diskutim që dega e Tiranës, në të gjithë këtë përpjekje ka peshën më të madhe. Degët e Tiranës, qarku i Tiranës ka peshën absolute më të madhe në të gjithë përpjekjet tona dhe unë kam shumë besim te drejtuesit e degës së PD, tek anëtarësia dhe mbështetësit tanë se do ta shndërrojnë Tiranën në epiqendrën e lëvizjes opozitare më të fuqishme. Ndërkohë, ne do të punojmë për një bashkim sa më të gjerë të opozitës, për një front sa më të gjerë opozitar.

“Mendoj se çdo njeri, çdo analist, çdo gazetar, çdo qytetar, sot pret nga ne. Pret nga ne të ndërpresim këtë rreth të tmerrshëm vicioz ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Nuk mund të ecim më kështu.”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga