
Në korrik të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një kompleks të përbërë nga hotel, apartmante dhe njësi shërbimi në Gjilekë të Himarës. Kompania zhvilluese e projektit ishte Rinia 04 e biznesmenit Juljan Morina.
Sipas vendimit të KKT-së, kompleksi do të kishte një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 7 mijë e 400 metrash katrorë mbi dhe nën tokë.
Por në mars të këtij viti, Këshilli Kombëtar e rishikoi lejen. Sipas justifikimit të KKT-së, ndërtimi i kompleksit kishte rezultuar me probleme për shkak të kuotave të terrenit, ndaj ishte e nevojshme ndryshimi i lejes për të shtuar edhe një kat tjetër nën tokë.
Me ndryshimin e lejes të miratuar në KKT, sipërfaqja ndërtimore e kompleksit është rritur me 2400 e metra katrorë ndërtim shtesë duke arritur në 9 mijë e 800 metra.
Sipas lejes së re, projekti do të ketë 3 kate nëntokë nga dy që ishin parashikuar në lejen e mëparshme. Tashmë një pjesë e tyre do të përdoret për njësi shërbimi, edhe pse më parë të gjitha katet nëntokë ishin caktuar si parkime.
Biznesmeni Juljan Morina ishte një nga më të prekurit nga aksioni i qeverisë për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje apo në shkelje të lejes së ndërtimit, ndërkohë që pak ditë më parë ai u thirr në SPAK për një transfertë me familjarët e ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, një çështje që vijon të jetë në hetim.
Gjatë aksionit për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje, kompanive në pronësi të biznesmenit Morina iu sekuestruan disa objekte në shkelje të lejes, kryesisht në Tiranë. Por këtë herë qeveria ka vendosur të shtojë katet në mënyrë të ligjshme, ndoshta si formë kompesimi, edhe pse zyrtarisht justifikimi për ndryshimin e lejes të kompleksit në Himarë janë kuotat./Kapital.al
Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për çështjen “Gërde...
Ekspertët e PD-së kanë dorëzuar në SPAK një tjetër dosje v...
Një prokurore, e cila u largua nga SPAK-u pasi nuk pra...
Një burim zyrtar nga grupi i ekspertëve të opozitës, që po...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Komi...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili është bërë pjesë e mbled...
Nga Uzbeksistani, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përg...
"Top Channel", nëpërmjet fondacionit "Dritan Hoxha", k...
Sot është mbledhur në seli grupi parlamentar i Partisë...
Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e ...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave dhe Ek...
Mediat e paguara të bandës së inceneratorëve kanë publ...
Dhuna në familje mbetet një nga problematikat më të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shpërthimit në sp...
Rruga Prekal-Kir, në zonën e Dukagjinit është kthyer n...
Studentët e Mjekësisë nuk janë tërhequr nga protestat. Ata...
Kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka bërë me dije s...
Ballkani Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund t...
Presidenti kroat Zoran Milanoviç do të zhvillojë një v...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...