
Ballkani Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të përballen këtë dimër me të njëjtat rreziqe që përjetuan edhe më herët të lidhura me furnizimin me energji. Një raport i Komunitetit të Energjisë vlerëson se vendet e Ballkanit kanë pasur ecuri të mirë në disa aspekte të sektorit por sfidat para nuk janë të pakta.
Në një nënndarje të veçantë të titulluar “Sfidat kyçe para” renditen të paktën katër pika që janë të vlefshme për Ballkanin përfshirë këtu Shqipërinë. Kështu së pari merret në analizë dimri që kemi para.
“Duke parë dimrin 2023/24, Palët Kontraktuese në Ballkanin Perëndimor do të përballen me rreziqet që kërcënojnë sigurinë e furnizimit të tyre me energji elektrike. Stabiliteti do të varet nga faktorë të tillë si konsumi i energjisë elektrike, veçanërisht gjatë periudhave të ftohta, kushteve hidrologjike (çekuilibër të mundshëm në vende si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nëse hidrologjia është e thatë), dhe disponueshmëria e kapaciteteve ekzistuese termike për të siguruar disponueshmëri të lartë dhe për të zvogëluar rrezikun” thuhet në raport.
Ndërkohë sfida e dytë është ajo e diversifikimit ku thuajse të gjithë vendet janë angazhuar për investime në kapacitete potenciale që po instalohen por vlerësohet se do të duhen 2-3 vite për të arritur të kemi një panoramë të re diversifikimi.
“Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë vazhdojnë të demonstrojnë cenueshmëri dhe elasticitet të reduktuar në skenarë ekstremë, duke theksuar urgjencën e përshpejtimit të tranzicionit të energjisë dhe dekarbonizimit duke integruar më shumë energji të rinovueshme.
Interesi i lartë i investitorëve, duke arritur rreth 20 GW në Serbi, rreth 7 GW në Bosnje dhe Hercegovinë, mbi 4 GW në Maqedoninë e Veriut dhe investime në shkallën gigavat në Shqipëri dhe Mali i Zi, sugjerojnë mundësinë e zhvillimit të shpejtë të kapaciteteve (2-3 vjet).
Megjithatë, pengesat që lidhen me procedurat e lejeve, lidhjes në rrjet dhe balancimin e sistemit të energjisë për shkak të burimeve të kufizuara të fleksibilitetit duhet të adresohen urgjentisht” thuhet në pikën 2.
Në pikën e tretë për të adresuar këto sfida Sekretariati rekomandon përshpejtimin e integrimit të burimeve të rinovueshme, krijimin e tregjeve të likuiditetit të energjisë elektrike (veçanërisht tregjet brenda ditës dhe ato balancuese), rritjen e shkëmbimeve ndërkufitare dhe përafrimin e çmimeve të energjisë elektrike me pakicë me tarifat e shitjes me shumicë duke ofruar mbështetjen e nevojshme për konsumatorët vulnerabël, veçanërisht gratë, fëmijët dhe minoritetet, të cilët janë më të cenueshëm ndaj varfërisë energjetike.
“Masat e efiçiencës së energjisë rekomandohen gjithashtu për reduktimin afatmesëm të rrezikut, me mbështetjen e Sekretariatit. Hapja e plotë e tregut të energjisë elektrike, bashkimi, pjesëmarrja në sistemet e tregtimit të emetimeve (ETS) për të lehtësuar heqjen e qymyrit, integrimi i burimeve të rinovueshme dhe bashkëpunimi rajonal mbeten veprime kryesore për sistemet e qëndrueshme të energjisë dhe zbutjes së rrezikut” nënvizon Sekretariati.
Risku i fundit është ai që lidhet me gazin që ashtu si vitin e shkuar edhe këtë dimër shihet si problem të paktën për vendet që kanë një përdorim të gjerë ku Shqipëria nuk bën pjesë./Monitor.al
Presidenti kroat Zoran Milanoviç do të zhvillojë një v...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një ...
Një moment i kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë sam...
Gazetari dhe profesori Lutfi Dervishi foli për lirinë ...
Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj thotë se situata...
Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se Shqipë...
Në kuadër ‘Tetorit Rozë’, muajit të sensibilizim...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, m...
Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë shtetasit ...
Kastrati grup, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit...
Policia ka vijuar me fazën e 39-të të megaoperacionit ...
Kompania “TBS 96”, me një eksperiencë 30-vjeçare në fushën...
Të martën janë gjetur disa predha, granata dore, ndezës dh...
Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes së djeshme ishte...
Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, ka edhe një bizn...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me Pr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës z...
Samiti i Porcesit të Berlinit në Tiranë dhe zgjatja e ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe ambasadorja e Fra...
Panairi më i madh i edukimit jashtë vendit hap dyert n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...