LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njofton OSHEE/ Ndërpritet energjia në disa zona të Shkodrës në datat 19-20 shtator

18 Shtator 2023, 15:51, Aktualitet CNA

Njofton OSHEE/ Ndërpritet energjia në disa zona të Shkodrës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Shkodrës në datat 19-20 shtator.

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 shtator do të kryhen punime në NST Shkodra 1 dhe NST Shkodra 2.

Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

19 shtator/12:00-16:00

Pjesërisht: qyteti Shkodër, Bardhaj, Bleran, Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir, Rus, Grudë, Guci, Hot i Ri

20 shtator/09:00-12:00

Pjesërisht: Lagjet: “Ajasëm”, “Draçin”, “Tepe”, “Mark Lula”, Iliria, Bahçallëk, Shirokë, Zogaj, Livadhë

12:00-15:00

Pjesërisht: Ish-komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë, Zues, Murriqan/ CNA

Lajmet e fundit nga