
Ka shumë individë që kërkojnë vëmendjen. Duan të jenë pjesë e tregut mediatik dhe për shkak të injorancës, mosdijes dhe budallallëkut, ku nuk përfundojnë vetëm për të pasur audiencë.
Diku punojnë roje parkingu, diku pastrojnë kazanë. Nuk është turp, është punë, por nuk kanë pse merren me punë që nuk dinë t’i bëjnë.
Të shpikur gjoja si analistë, në shërbim të trafikantëve të drogës, të shpikur gjoja si mendimtarë me kokat bosh. Jemi përballë rastit ku një i çmendur hedh një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot.
Dje qarkulloi në media një reagim i Syçit. Kështu quhet Ilir Demaliaj, që del nga Amerika te garazhi ku punon roje dhe jep mendim për të ardhmen e mëmëdheut. Reagoi dhe shumë portale e publikuan.

Një shkrim kundër Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale, Hirësisë së tij, Anastas Janullatos, ku gomerëve mediatikë iu hodh tagjia e radhës.
Pasi lajmi doli se reagoi një i çmendur që turpësisht ende gjen hapësirë nëpër portale, i dalë si produkt nga ekrani i një trafikanti droge, që e përdorte për ta mbrojtur kur kishte hall me drejtësinë, portalet u mbushën plot.
Mjaftonte të bëje një verifikim çfarë kishte thënë ky individ dhe si qëndronte e vërteta.
Mjaftonte të hapje faqen e Kishës Ortodokse në rrjetet sociale dhe të dëgjonte fjalën e Kryepeshkopit në Kishë, i cili nuk bënte asgjë tjetër thjesht kërkonte që besimtarët ortodoksë të shkonin dhe të regjistroheshin dhe të deklaroheshin si të tillë, pra të deklaronin besimin e tyre në Censin që po ndodh në Shqipëri.

Të njëjtin reagim ka bërë edhe Kisha Katolike. Të njëjtin mund ta bëjë dhe Komuniteti Mysliman thjesht dhe vetëm ka një sqarim: Censi ka një pyetje, besimin dhe a je praktikant ose jo.
Në asnjë fjalë të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse nuk dëgjohet të thotë që deklaroni se jeni grekë.
A ishte imzot Noli grek? A ishte Preto Nini Luarasi grek? A ishin patriotët e rilindjes që bënë shqipen që flet Syçi me gojë të prishur grek? JO. Ishin të krishterë ortodoksë, ashtu siç ka të krishterë katolikë apo siç ka dhe të besimeve të tjera.
Kryepeshkopi bëri një thirrje të deklaronin besimin e tyre pasi Censi do të nxjerrë në fund një përpunim të dhënash, një raport dhe mund të jetë një shifër e përafërt në lidhje me sa është numri i përgjithshëm i besimtarëve ortodoksë në Shqipëri.
Ku qëndron e keqja këtu në thirrjen që ka bërë Kryepeshkopi ortodoks dhe më pas edhe Kisha Katolike?
Duke manipuluar, duke mashtruar dhe duke gënjyer me qëllim, me dashakeqësi, për të marrë vëmendje, se kishte thënë që duhet të deklarojnë që janë grekë.
Kjo nuk e vërtetë. Nuk ka një deklarim të tillë. Ka një thirrje normale për të deklaruar besimin fetar.
Të jesh ortodoks nuk është e thënë të jesh grek. Por dhe të jesh ortodoks dhe të jesh grek nuk është krim. Është besim, janë përfaqësuesit e një vendi ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë. Të sulmosh një klerik, kreun e Kishës, një njeri intelektual, i cili për 30 vite e ka rindërtuar kishën e Shqipërisë dhe respektohet dhe mbështetet jo vetëm nga komuniteti ortodoks, por nga të gjitha komunitetet e vendit.
Thjesht dhe vetëm për të marrë vëmendje publike është një shërbim që i bëhet banditizmit mediatik. Horra të tillë nuk duhet të gjejnë hapësirë në media, jo se shkruajnë kundër kryepeshkopit, se kanë dalë në mbrojtje të trafikantëve të drogës, nuk kanë cipë, nuk kanë fytyrë. Janë surretër, të neveritshëm, të pështirë që në fakt meritojnë vetëm neveri si shumë e shumë të tjerë.
Por e vërteta është se ky mashtrues publik, ky sharlatan mediatik, gënjeu hapur dhe fakti është në këtë video. Dëgjojeni videon e kishës për të kuptuar mesazhin e përcjellë nga kryepeshkopi.
Në shkrim keni dhe reagimin e Kishës Katolike për të mos i dhënë zë budallait, për të mos i dhënë zë të marrit, për të mos i dhënë zë injorantit, nuk po e publikojmë reagimin e tij, por ai ka theksuar se të kërkosh të regjistrohesh si ortodoks, kërkonte regjistrohesh si grek dhe këtë na e thotë Syçi nga Amerika në garazhin e tij ku punon si roje parkingu apo hedh koshat me plehra të amerikanëve që hedhin mbeturina atje ku ai shërben.
Kjo është e vërteta e një të marri që hodhi një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot më.
Por të marrë të tillë thjesht dhe vetëm tregojnë se si nuk duhet të jenë njerëzit kur flasin në media.
Për ta mbyllur me një qëndrim të kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, hirësia e Tij, Anastas Janullatos, që vlen shumë si përgjigje ndaj kujtdo që ngre akuza e qëllon me pushkë ndaj Kishës.
-Shkoj në Greqi, më thonë je bërë shqiptar e hedhin gur kundër meje. Vij në Shqipëri më thonë je grek e sërish hedhin gur kundër meje. Unë kam vendosur të mbledh këta gurë dhe të ndërtoj Kisha, Hirësia e Tij, +Anastas Janullatos./ CNA
Kryepiskopi Anastas Janullatos në fjalën e tij në fund të ...
Gazetari Bledi Mane ka bërë një denoncim në rrjete sociale...
Kryeministri, Edi Rama ka ndarë një rrëfim të medias prest...
Sot nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. I gjithë procesi...
Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën për zbutje të masës...
Të hënën më 18 shtator ka nisur Censi i Popullsisë dhe Ban...
Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore në Apelin e GJKK...
Pas denoncimit nga gazetari Blendi Fevizu, i cili pak ...
Ditën e sotme, në orën 13:30 do të mblidhet Asambleja ...
“Internet falas në të gjitha atraksionet turistike të ...
Java e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë, pa...
Vanesa, një vajzë e cila është përballur me keqtrajtimet e...
Vanesa është e reja që tregoi historinë e saj këtë të diel...
Një grup i gjerë ekspertësh në Ministrinë e Drejtësisë ësh...
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një investigimi t...
Këtë të diel 15 të arrestuarit në kuadër të megaoperacioni...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur lidh...
1000 punonjës policie dhe 20 dronë janë angazhuar në terre...
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për 18 nga 69 në kuadër të...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se pezullimi i...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...