
Pas denoncimit nga gazetari Blendi Fevizu, i cili pak ditë më parë bëri me dije se ishin dëmtuar shkrimet në Gjirin e Gramës, deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se i ka nisur një kërkesë zyrtare drejtorit të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Paris për të konsideruar futjen e Gjirit të Gramës në pasuritë botërore UNESCO.
Bashkëngjitur kërkesës ka dorëzuar dhe një Deklaratë të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Gjirit të Gramës, të mbështetur në kriteret e posaçme të nominimit, si dhe me përshkrimin e integritetit, autenticitetit dhe rrezikut eminent të Pasurisë.
Në Gjirin e Gramës ka me qindra inskriptime të gdhendura qysh në shekullin e VI para erës së re, kur Gjiri përdorej si gurore, dhe në vijim, ku personalitete të shquara, detarë e udhëtarë të tjerë, ndaleshin aty për të shmangur stuhitë jo të rralla të Kanalit të Otrantos, duke na lënë edhe sot e gjithë ditën “kartëvizitat” e tyre të gdhendura në shkëmb.
Zhupa i ka bërë thirrje publike për mbështetje të propozimit, Ministrit të ri të Jashtëm, Igli Hasani, ambasadores në UNESCO znj. Besiana Kadare për të ecur përpara me këtë kërkesë.
"Gjiri i Gramës meriton të futet në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO!
Me një kërkesë zyrtare të datës 10 shtator 2023 i jam drejtuar Drejtorit të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Paris për të konsideruar futjen e Gjirit të Gramës në pasuritë botërore UNESCO.
Kërkesën e kam shoqëruar me një Deklaratë të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Gjirit të Gramës, të mbështetur në kriteret e posaçme të nominimit, si dhe me përshkrimin e integritetit, autenticitetit dhe rrezikut iminent të Pasurisë.
Sipas një studimi të Profesor Neritan Cekës, në Gjirin e Gramës ka me qindra inskriptime të gdhendura qysh në shekullin e VI para erës së re, kur Gjiri përdorej si gurore, dhe në vijim, ku personalitete të shquara, detarë e udhëtarë të tjerë, ndaleshin aty për të shmangur stuhitë jo të rralla të Kanalit të Otrantos, duke na lënë edhe sot e gjithë ditën “kartëvizitat” e tyre të gdhendura në shkëmb.
Të gjithë shqiptarët fitojnë nëse Gjiri i Gramës renditet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Kjo kërkesë u bë pas denoncimit publik të gazetarit Blendi Fevziu, mbi vandalizmin dhe shkatërrimin e mbishkrimeve në Gjirin e Gramës, e ndjeva për detyrë që vec bashkimit me denoncimit të bëja dicka si deputete e qarkut Vlorë. Dhe i jam falënderuese Z.Fevziu që po sensibilizon opinionin publik dhe institucionet në mbështetje të kësaj kërkese.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ka treguar me kohë që nuk ka ndonjë interes në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, nëse nuk i shikon si burim koncesioni.
Ndaj u drejtohem me një thirrje publike për mbështetje të propozimit, Ministrit të ri të Jashtëm z. Igli Hasani, Ambasadores në UNESCO znj. Besiana Kadare për të ecur përpara me këtë kërkesë. Si dhe personaliteteve të tjera shqiptare, figurave publike për një sensibilizim pozitiv të institucioneve për ta ndjekur këtë çështje", shkruan Zhupa./ CNA
Ditën e sotme, në orën 13:30 do të mblidhet Asambleja ...
“Internet falas në të gjitha atraksionet turistike të ...
Java e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë, pa...
Vanesa, një vajzë e cila është përballur me keqtrajtimet e...
Vanesa është e reja që tregoi historinë e saj këtë të diel...
Një grup i gjerë ekspertësh në Ministrinë e Drejtësisë ësh...
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një investigimi t...
Këtë të diel 15 të arrestuarit në kuadër të megaoperacioni...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur lidh...
1000 punonjës policie dhe 20 dronë janë angazhuar në terre...
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për 18 nga 69 në kuadër të...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se pezullimi i...
Babë e bir janë kapur në doganën e Malit të Zi teksa përpi...
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e kës...
Ndini Tavani është një emër i njohur në strukturat e drejt...
Solomon House do të zhvillojë seminare me tëmën “Hyrje në ...
Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të niset...
Një 36-vjeçar, banues në Sarandë, ka rënë në prangat e...
Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...