
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se pezullimi i menjëhershëm i shefit të Policisë Velipojë bashkë me tre oficerë të tjerë policie në këtë stacion, është vetëm hapi i parë ndërshkimor për mbylljen e syve ndaj kultivimit të kanabisit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se lufta duhet të vazhdojë dhe se është i bindur se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë.
Postimi i plotë i Ballës:
Ndërsa gjatë javëve të fundit Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione lokale dhe në nivel kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike, jam edhe më i bindur se kjo luftë duhet të vazhdojë edhe më fort, përderisa përsëri e përsëri, tek apo tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër. E kam thënë që ditën e parë në detyrë se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka mundësi të vetme të korret, pa një shef që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur apo kontrolluar në një pikë kalimi kufitar.
Goditja e një rasti tjetër kultivimi të bimëve narkotike, në Velipojë, ku u asgjësuan mbi 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, nxorri në pah edhe përgjegjësinë apo mbylljen e syve të strukturave përkatëse të Policisë vendore.
Pezullimi i menjëhershëm i Shefit të Stacionit të Policisë së Shtetit Velipojë bashkë me tre oficerë të tjerë policie në këtë stacion, është vetëm hapi i parë ndërshkimor për mbylljen e syve apo ndoshta edhe përfshirjen e tyre në bordorotë e grupeve kriminale që prisnin të korrnin ato 10 mijë bimë narkotike. Prandaj vetë-pastrimi i Policisë së Shtetit nga kushdo që tradhëton këtë luftë do të vazhdojë çdo ditë, pa kthim pas!
Gjithashtu, nisur nga rastet e kapjes së lëndës narkotike në pikat e kalimit kufitar, Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë duhet të hetojnë plotësisht gjithë rrugëtimin që nga momenti i kultivimit apo hyrjes në territorin e vendit tonë, për të nxjerrë përgjegjësinë e atyre drejtorëve, shefave apo kontrollorëve policie që nuk e kanë bërë detyrën./ CNA
Babë e bir janë kapur në doganën e Malit të Zi teksa përpi...
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e kës...
Ndini Tavani është një emër i njohur në strukturat e drejt...
Solomon House do të zhvillojë seminare me tëmën “Hyrje në ...
Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të niset...
Një 36-vjeçar, banues në Sarandë, ka rënë në prangat e...
Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi...
Një 40-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi...
Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzoh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet soc...
Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga është shkar...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me gjuhën e ...
Ujku i Cërrikut është në prangat e policisë falë megaopera...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune ...
Një avion që përbën patrullën Frecce Tricolori të stacionu...
Qytetarët e shoqerisë civile kanë organizuar një protestë ...
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të ...
Ditën e sotme është përkujtuar 81-vjetori i Konferencës së...
Tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Marokun një javë më par...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...