MB njofton shtetasit e huaj: Pajisja dhe rinovimi i Lejeve të Qëndrimit do të bëhet përkohësisht
Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë shtetasit ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, mbajti një takim shumë të rëndësishëm nga Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Ambasadori Todd Robinson, i cili njëkohësisht drejton Zyrën Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Në fillim të takimit, Robinson u shpreh se ndihej i lumtur që priste një partner të besueshëm nga institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit, me të cilat kanë të njëjtat interesa dhe ndajnë të njëjtat qëllime, përfshirë këtu integrimin e Shqipërisë në BE.
Rrumbullaku e informoi zyrtarin amerikan për zhvillimet e viteve të fundit, rezultatet e reformave, si në drejtësi ashtu edhe në agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, siç është Policia e Shtetit.
“Operacionet e suksesshme të Policisë së Shtetit, të realizuara në bashkëpunim dhe me mbështetjen e SPAK-ut dhe të Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, kanë mundësuar goditjen e grupeve kriminale të trafikimit dhe shpërndarjes se lëndëve narkotike, në mënyrë konsistente, me tolerancë zero ndaj çdo aktiviteti kriminal që zhvillohet, qoftë në Shqipëri apo jashtë kufijve të saj”, tha drejtori i Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, ai u ndal edhe te sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.
“Pas sulmit kibernetik të shtatorit të 2022, të gjitha sistemet e Policisë së Shtetit tashmë janë ringritur dhe operojnë me kapacitet të plotë” u shpreh ai.
Drejtori i Përgjithshëm theksoi se lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës, përfshirë këtu pastrimin e radhëve të Policisë, nga oficerë të kompromentuar, përben një prioritet po aq të rëndësishëm. Këtu ai nënvizoi bashkëpunimin mjaft të mirë me SPAK-un, duke u shprehur se tashmë janë në hetim disa raste të korrupsionit, të cilat priten të finalizohen në një të ardhme të afërt.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me ekspertet e DEA-s dhe të FBI-së, mbështetja e të cilëve ka mundësuar zbulimin e ngjarjeve të renda kriminale dhe goditjen e “baronëve” të drogës, të cilët operonin të paprekur në Shqipëri dhe jashtë saj gjatë 20 viteve të fundit./ CNA
Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë shtetasit ...
Kastrati grup, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit...
Policia ka vijuar me fazën e 39-të të megaoperacionit ...
Kompania “TBS 96”, me një eksperiencë 30-vjeçare në fushën...
Të martën janë gjetur disa predha, granata dore, ndezës dh...
Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes së djeshme ishte...
Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, ka edhe një bizn...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me Pr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës z...
Samiti i Porcesit të Berlinit në Tiranë dhe zgjatja e ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe ambasadorja e Fra...
Panairi më i madh i edukimit jashtë vendit hap dyert n...
SPAK ka lëshuar një akuzë të re për trafikim të lëndëve na...
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion kompanisë "M...
Sokol Sadushi është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Lar...
Numri i aksidenteve këtë shtator ishte me një rritje 4...
Prokuroria e Sarandës i kërkon gjykatës arrestimin ...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për dosjen "Plumb...
Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë b...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe Ministri i Ja...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...