
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për nisjen e aksionit për konfiskimin e objekteve pa leje, ku sot u sekuestrua një pallat 9-katësh në Farkë.
Rama thotë se fajin për ndërtimet pa leje nuk e ka shteti, por inspektorët dhe punonjësit e policisë së zonës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë deklaron se për ndërtimet pa leje ka nisur një hetim që do të japë përgjigje për abuzimet.
“Ku ishte shteti kur u ndërtua?
E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t'iu mbushur mendjen atyre që s'duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh:
E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se deri dje.
E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, po një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit e i ligjit në terren nuk merret kollaj, po me mund e durim të madh.
E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe në një vullnet të papërkulur për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund.
E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe konfiskimet e këtyre hapësirave abuzive për interes publik, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme.
E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë për gjëra që mesa duket do t'i bënin vetë në vendin tim: Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq”, shkruan Rama./ B.A. – CNA.al
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, nga foltorja e Kuvend...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur nga Farka, k...
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate ...
Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me paketën antikrizë të...
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj,...
Deputetja e PD-së, Grida Duma, dhe kryeministri Edi Rama j...
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka folur pë...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD-së,...
Sot është dita e dytë e sesionit të ri parlamentar. Në n...
Flamur Noka pasi vajtoi pishinat e Irfan Hysenbelliut ësht...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuv...
Deputetja Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në seancë...
Deputetja Jorida Tabaku, në seancën e sotme plenare ka dekla...
Deputetja Grida Duma është e gatshme t’u bashkohet pro...
Pak ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thirr...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar aktin norm...
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur me një ceremoni sht...
Sot në Kuvend është diskutuar akti normativ mbi simbol...
Kryeministri Edi Rama, në seancën e sotme plenare, nuk...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...