Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me paketën antikrizë të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, ku përfshihej edhe indeksimi i pagave.
Meta i ka ‘lëshuar’ sërish Tedi Blushin, Ramës, i cili në një deklaratë për mediat, e ka quajtur “Paketë Thërrimesh” indeksimin e pagave dhe pensioneve, teksa tha se vetëm në shtatë muajt e fundit çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur nga 6.7% në janar në 13.3% në korrik.
Sipas Blushit, miratimi sa më parë i nismës së Partisë së Lirisë për indeksimin me ligj të pagave, jo vetëm do të garantonte qëndrueshmërinë e të ardhurave të punonjësve të administratës, por do të jetë edhe një masë tepër efektive për përballimin e kostove të larta të jetesës.
“Pagat në administratën publike nuk janë rritur nga muaji mars i vitit 2017, përjashtuar pagat e arsimtarëve dhe të mjekëve.
Duke mos i rritur pagat për punonjësit e sektorit shtetëror apo duke i rritur në mënyrë të diferencuar Qeveria ka shkelur hapur parimin e përfitimit, që duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.
Jo vetëm kaq, por Qeveria ka shkelur hapur edhe detyrimin e saj për të mbrojtur nivelin e jetesës së nëpunësve publikë në kushtet kur rritja abuzive e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë familjare, që e ka bërë koston e jetesës së përballueshme.
Nga viti 2017, kur pagat në administratë kanë ngelur njësoj, çmimet kanë kaluar vit pas viti në stratosferë. Referuar vetëm 8 muajve të fundit çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur progresivisht, duke kapur nivele dyshifrore:
6.7% rritje në janar
6.9% rritje në shkurt
9.5% rritje në mars
9.9% rritje në prill
11.4% rritje në maj
12.6% rritje në qershor
13.3% rritje në korrik.
Në kushtet kur çmimet e larta kanë rritur ndjeshëm nivelin e varfërisë në vend dhe po rrënojnë si kurrë më parë ekonomitë familjare, miratimi sa më parë i nismës së Partisë së Lirisë për indeksimin me ligj të pagave, jo vetëm do të garantonte qëndrueshmërinë e të ardhurave të punonjësve të administratës por do të jetë edhe një masë tepër efektive për përballimin e kostove të larta të jetesës.
Në thelb të propozimit të Partisë së Lirisë qëndron:
Rritja e pagës për administratën çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.
Indeksimi i pagës për administratën çdo vit duke marrë për bazë ndryshimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Rritja e pagës minimale të bëhet çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.
Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi të bëhet çdo vit në bazë të ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Rritja reale dhe indeksimi i pagave, sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga Partia e Lirisë do të sjellë efekte tepër pozitive ekonomike dhe sociale të qëndrueshme sepse:
Mbron punonjësit nga rritja e çmimeve.
Nuk lejon uljen reale të pagës dhe si rrjedhim të fuqisë blerëse.
Nxit rritjen e konsumit dhe ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike.
Mundëson rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke mundësuar përmirësimin e bilancit.
Ul korrupsionin.
Partia e Lirisë, si avokate dhe mbrojtëse e flaktë e interesit qytetar, i bën thirrje Kuvendit ta shqyrtojë menjëherë dhe ta votojë me unanimitet këtë projektligj të rëndësishëm, që mbron qytetarët nga varfëria.
Administrata publike është lodhur nga mashtrimet dhe "thërrimet" që u ndan Qeveria, që ka pesë vite që nuk ka nxjerrë një vendim në interes të tyre!
I bëjmë thirrje të gjithë punonjësve dhe nëpunësve të administratës publike të vrasin frikën dhe të kërkojnë me guxim miratimin e ligjit të propozuar nga Partia e Lirisë, e vetmja nismë konkrete që ju garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për ta dhe familjet e tyre!”, tha ndër të tjera Blushi.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj,...
Deputetja e PD-së, Grida Duma, dhe kryeministri Edi Rama j...
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka folur pë...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD-së,...
Sot është dita e dytë e sesionit të ri parlamentar. Në n...
Flamur Noka pasi vajtoi pishinat e Irfan Hysenbelliut ësht...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuv...
Deputetja Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në seancë...
Deputetja Jorida Tabaku, në seancën e sotme plenare ka dekla...
Deputetja Grida Duma është e gatshme t’u bashkohet pro...
Pak ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thirr...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar aktin norm...
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur me një ceremoni sht...
Sot në Kuvend është diskutuar akti normativ mbi simbol...
Kryeministri Edi Rama, në seancën e sotme plenare, nuk...
Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministr...
Deputetja demokrate, Grida Duma, ka folur për situatën...
Pak kohë më parë u shkarkua nga pozicioni i zv.kryeministr...
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate. Depute...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...