Begaj bëhet "i gjallë”/ Del para mediave, flet për bashkëpunimin me vendin fqinj
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur me një ceremoni sht...

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar aktin normativ për vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet publike.
Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se parlamenti trajtohet si noter pasi Rama e ngriti flamurin me 20 korrik dhe sipas saj kërkon të justifikojë veprimin e tij.
Gjithashtu tha se nuk dihet cilat janë institucionet që po merren me integrimin duke thënë se "nuk janë as mish as peshk". Nuk vonoi replika nga Xhacka, e cila i tha se duhet të përmbahet dhe të mos bëjë diskutime 'kodra pas bregut' se të gjithë e dinë kush nuk është as mish, as peshk.
“Unë ndjej keqardhje, jo se nuk do parlamenti se përpiqet të përdorë çdo instrument që ka në dorë, por për të marrë masa reale. Është fatkeqësi që ne nuk kemi pasur një Ministri Integrimi. U përpoqa të lexoja se si janë ndarë, as mish as peshk dhe sot mblidhemi për të diskutuar për flamurin. Vlerat e BE-së i respektojmë duke respektuar qytetarët që po largohen nga Shqipëria. Besoj që e gjithë opozita do të mbështesë këtë akt normativ se nuk ka asgjë të keqe, por ndjej keqardhje që parlamenti trajtohet si noter ku kryeministri më 20 korrik ngre flamurin, më pas ngre aktin normativ për të justifikuar veprimin e tij.
Po për çfarë jemi ne këtu? Për çfarë e ngremë kartonin? Shpresoj që muaji i fundit të ketë qenë reflektim për qeverinë shqiptare. Ne duhet të heqim dorë nga protagonizmi i tepërt dhe mania për të qenë i pari kudo. Sot qeveria nuk e ka kuptuar ende që ka ndryshuar metodologjia. Procesi i integrimit ky është, i ndryshimit, së pari të administratës dhe më pas të qytetarëve. Nuk ka qenë ndonjë strukturë kaq e shpërndarë në një moment kaq të rëndësishëm sa ndodhet Shqipëria. Procesi i integrimit europian na bashkon. Unë e gjykoj ta shohim me përulësi, të angazhohet parlamenti dhe të shohim çfarë të bëjmë për procesin e integrimit. Të gjithë dje, pavarësisht kahut e dënuan sulmin kibernetik për Shqipërinë. Unë përshëndes mbështetjen e SHBA-së, por edhe të gjitha masat që u morën dje ndaj Shqipërisë, por shpresoj që milionat e tenderave të kishin shërbyer për të mos arritur në këtë nivel. Të nisim diskutim për masat që po merr qeveria për sulmet e tjera kibernetike. Me notën pozitive të mbështetjes për proceset e rëndësishme dhe kërkesës për ta bërë debat të hapur edhe për qytetarët”, tha Tabaku.
Ndër të tjera, minsitrja Xhaçka i është përgjigjur, duke i thënë të mos flasë "kodra pas bregut" dhe se për “as mish as peshk” është opozita.
“Më vjen keq për fjalorin e përdorur, për konceptet e gabuara që ka për vlerat europiane. Ky është diskutim i gjatë, si i diskutojmë ne dhe si i diskutoni ju. Ne, edhe pse u bëmë vend kandidat, pritëm hapjen e negociatave për një akt ligjor e simbolik. Më vjen keq, por juve thatë që s’qenkemi as mish, as peshk. Të gjithë e dinë nuk ka as mish as peshk më shumë se ju. Më vjen keq që s’i keni kuptuar ende strukturat që janë sot për të negociuar me BE-në. Do t'ju thosha që të përmbaheshit nga këto diskutimet 'kodra pas bregu' në një moment kaq të rëndësishëm që ky akt normativ nuk duhet të bëhej pjesë e debatit politik”, tha Xhaçka./ CNA.al
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur me një ceremoni sht...
Sot në Kuvend është diskutuar akti normativ mbi simbol...
Kryeministri Edi Rama, në seancën e sotme plenare, nuk...
Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministr...
Deputetja demokrate, Grida Duma, ka folur për situatën...
Pak kohë më parë u shkarkua nga pozicioni i zv.kryeministr...
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate. Depute...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, u ka bërë me di...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit të djeshë...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, paralajmëroi s...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tregoi në “Now” m...
Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar në lidhje me shkëputje...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë mor...
Ish-presidenti Ilir Meta, është ankuar sërish për rrit...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, k...
Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje sot për mediat, ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbised...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka ngritur shqetësimi...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Strukturën e...
Pas aksionit IKMT-së për shembjen e pishinave pa leje ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...