
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotida Bushka ka folur lidhur me refuzimin nga parlamenti të ngritjes së Komisioneve Hetimore të propozuara nga opozita.
Bushka tha se e drejta e opozitës për të kërkuar një komision hetimor, është një e drejtë kushtetuese, por nuk është e pakufizuar.
Në një intervistë ajo u shpreh se propozimi duhet të jetë brenda kufijve kushtetues, duhet të jetë për një çështje e caktuar, duhet të respektojë disa parime të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, dhe duhet të jetë sipas disa kritereve.
“Nëse ju mendoni se kontrolli parlamentar bëhet vetëm me Komisione Hetimore, kjo nuk është e saktë. Në të gjitha komisionet e Kuvendit, sipas fushës së përgjegjësisë së vet, të gjithë bëjnë kontrollin parlamentar, të nismave të qeverisë, të mënyrave sesi zbatohen ato nisma, të institucioneve të pavarura, kemi kontrollin post legjislativ, kemi monitorimin direkt nëpër institucione, me pyetje drejtuar institucioneve, me analizë të raportit vjetor përkatës të këtij institucioni. Ne marrim raporte vjetore të institucioneve, për ata që e kanë detyrë në ligj, i dërgojnë vetë brenda një afati. Ne kemi të drejtë t’i kërkojmë ato raporte. Nga raportet dalin problematika, të cilat kuptohet edhe nga janë shkaqet, vijnë shkaqet nga mos zbatimi i duhur, vijnë shkaqe nga mungesa në legjislacion, të gjitha këto mund të plotësohen edhe me pyetje shtesë, me dëgjesa në komision.
Opozita, jo vetëm në Shqipëri, që ne e kemi të parashikuar në kushtetutë dhe ligj, të gjithë gamën e mekanizmave parlamentarë të kontrollit parlamentar, nuk ka vetëm Komisionet Hetimore. Sa i takon Komisioneve Hetimore, ne kemi pranuar disa Komisione Hetimore. Politikisht, kjo mazhorancë i ka pranuar një të drejtë opozitës, për të ngritur komisione hetimore në të ardhmen. E drejta e opozitës për të kërkuar një Komision Hetimor, është një e drejtë kushtetuese, por nuk është e pakufizuar. Duhet të jetë brenda kufijve kushtetues, duhet të jetë për një çështje e caktuar, duhet të respektojë disa parime të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, dhe duhet të jetë sipas disa kritereve”, tha Klotida Bushka .
Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të ndodhur kë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të gjithë ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama bëri gjithç...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët opozita...
Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me strukturat e...
Një prind ka denoncuar ditën e sotme humbjen e vajzës së t...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u takua me Lordin Ka...
Në korrik të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit mi...
Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për çështjen “Gërde...
Ekspertët e PD-së kanë dorëzuar në SPAK një tjetër dosje v...
Një prokurore, e cila u largua nga SPAK-u pasi nuk pra...
Një burim zyrtar nga grupi i ekspertëve të opozitës, që po...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Komi...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili është bërë pjesë e mbled...
Nga Uzbeksistani, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përg...
"Top Channel", nëpërmjet fondacionit "Dritan Hoxha", k...
Sot është mbledhur në seli grupi parlamentar i Partisë...
Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e ...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave dhe Ek...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...