A është e frikësuar?/ Përgjigjet ambasadorja Kumbe: Kam dhomë sigurie komplet prej betoni
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, gjatë kët...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vazhdën e takimeve shumë të rëndësishme të zhvilluara gjatë ditëve të Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ka zhvilluar një tjetër takim të rëndësishëm me drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit, bashkëpunim ky i ndërtuar dhe i forcuar mbi baza të shëndosha të besimit reciprok.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka njohur drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot, me reformat në Policinë e Shtetit, që kishin për qëllim përmirësimin e organizimit strukturor, menaxhimit optimal të burimeve njerëzore dhe përshtatjes së këtyre strukturave me institucionet e reja të drejtësisë dhe ndjekjes penale.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e informoi Dukot, për prioritetet strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat erdhën si rezultat i një analize të thelluar dhe një vlerësimi të detajuar të kërcënimeve kriminale, si dhe për operacionet e suksesshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë Shqipërinë, të cilët u finalizuan me goditjen e grupeve të strukturuara kriminale të trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe rrjedhimisht me arrestimin e një numri të madh autorësh dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, armëve dhe prova të tjera materiale.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e siguroi Ducot se rezultatet e kohëve të fundit janë kontribut edhe i asistencës së ofruar nga agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit, të cilat kanë mbështetur në vijimësi strukturat e Policisë së Shtetit, për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike.
Nga ana e tij, Dukot u shpreh se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e operacioneve në Shqipëri, për të cilat është informuar nga zyra e ICITAP-it në Tiranë, si dhe përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm, për rezultatet dhe veçanërisht për bashkëpunimin efektiv ndërmjet Policisë së Shtetit dhe organeve të Prokurorisë.
Ai vlerësoi se partneriteti ndërmjet ICITAP-it dhe Policisë shqiptare është nga më të hershmit në rajon dhe siguroi se mbështetja për Policinë e Shtetit, do të vijojë pa kursim, qoftë në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe atyre logjistike./ CNA
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, gjatë kët...
Mjeku Ilir Alimehmeti i ka bërë thirrje kryeministrit ...
Dy shqiptarë ndodhen në rripin e Gazës, zonë ku Izrael...
Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen...
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Sh...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotida Bushka ka folu...
Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të ndodhur kë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të gjithë ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama bëri gjithç...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët opozita...
Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me strukturat e...
Një prind ka denoncuar ditën e sotme humbjen e vajzës së t...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u takua me Lordin Ka...
Në korrik të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit mi...
Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për çështjen “Gërde...
Ekspertët e PD-së kanë dorëzuar në SPAK një tjetër dosje v...
Një prokurore, e cila u largua nga SPAK-u pasi nuk pra...
Një burim zyrtar nga grupi i ekspertëve të opozitës, që po...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Komi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...