Balla nga Kavaja: Do të paguhen orët shtesë të punonjësve të policisë, procesin po e ndjek personalisht
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga D...

Dy ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport auditi mbi Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Raporti konstatonte një sërë shkeljesh në agjenci dhe për këtë rekomandonte shkarkimin e menjëhershëm të kreut të saj Adrian Koni.
"Kapitali.al" e publikoi raportin e auditimit, ku konstatimi më i rëndë ishte ai i mungesës së 24 automjeteve të sekuestruara nga krimi. Por gjetjet e raportit kundërshtohen nga agjencia.
Burime brenda saj i thanë "Kapitali.al" se nuk ka asnjë mundësi, madje as teorike, që të humbasin mjetet pasi ato janë marrë në administrim nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara.
Sipas tyre, automjetet për të cilat bën fjalë raporti i KLSH janë ato të sekuestruara, por të pagjetura nga organet e ligjit si dhe një kategori tjetër që mbahen të bllokuara në pikat e policisë dhe që nuk janë marrë ende në dorëzim nga AAPS.
Në fakt, auditi i KLSH kulmon një fushatë të papritur, por të gjerë sulmi ndaj Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara. Më parë, ky institucion ishte thuajse tërësisht i panjohur për publikun e gjerë e jo më të bënte lajm.
Por gjithcka ndryshoi pasi agjencisë iu ngarkua administrimi i inceneratorit të Tiranës dy muaj e gjysmë më parë. Por a janë të dy këto gjëra të lidhura apo e gjitha është një koicidencë?
Pak javë më parë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara bëri disa lëvizje të rëndësishme në strukturën e ndërmarrjes së inceneratorit të Tiranës.
"Kapitali.al" ka mësuar se brenda pak ditësh administratori shtetëror ka shkarkuar nga detyra drejtorin e kantierit, menaxherin e landfillit dhe disa roje, të cilët formonin zinxhirin kontrollues të mbetjeve që depozitoheshin në kantier.
I pari, Ferdinant Tarazhi, ishte emëruar në detyrë disa muaj para sekuestrimit të inceneratorit nga Mirel Mërtiri dhe konsiderohej si njeri i besuar i tij. Më parë zoti Tarazhi ka mbajtur postin e drejtorit të monitorimit në ministrinë e Rendit dhe aktualisht ka një hetim të hapur në SPAK për tenderat e ndërtimit të komisariateve. Menaxheri i landfillit po ashtu konsiderohej si njeri i menaxhimit privat të kompanisë.
Menjehërë pas shkarkimit të tyre, mbi Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara është bërë presion edhe ballazi për të rikthyer njerëzit e shkarkuar sërish në punë. SPAK është në dijeni të të gjithë ngjarjes. Një burim konfidencial në Prokurorinë e Posaçme i tha "Kapitali.al" se janë identifikuar edhe personat që kanë ushtruar presion.
Shkarkimet në ndërmarrjen e inceneratorit lidhen me dyshimet për një skandal të madh, që tashmë po hetohet nga SPAK. Atë që ka lidhje me shifrat e dherave dhe inerteve të depozituara në landfill.
Menjëherë sapo inceneratori u vu nën administrim shtetëror u konstatua një rënie dramatike e arkëtimeve nga dherat dhe inertet që depozitojnë ndërtuesit.
Një pjesë e kësaj rënieje lidhet me faktin se administrimi shtetëror nuk mund të joshë me bakshishe policët bashkiakë apo inspektorët e mjedisit për të ruajtur gropat e ndërtuesve dhe për t’i detyruar ata të shkojnë me pahir të depozitojnë mbetjet në landfill siç bënte më parë kompania private.
Por përtej këtij shkaku ka dhe një dyshim tjetër. Atë se një pjesë e madhe e inerteve nuk janë regjistruar, por janë paguar cash duke krijuar kështu një kanal financiar që ushqente të njëjtit njerëz që ishin pas inceneratorit.
Lufta për të shtënë në dorë Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara është në fakt luftë për të shtënë në dorë menaxhimin e inceneratorit, ose më saktë fluksin e të ardhurave që vjen nga dherat dhe inertet e privatëve. Me sa duket kjo është dhe arsyeja se pse po kërkohet koka e Adrian Konit.
Por kjo nuk është beteja e vetme. Tashmë brenda "Integrated Energy" ka shpërthyer dhe një luftë brenda llojit midis klanit të Mirel Mërtirit dhe atij të Renardo Nallbanit se kush do të mbajë frerët e landfillit.
Me pak fjalë një luftë në shumë fronte për kockën e fundit të inceneratorit. Tani mbetet vetëm për t’u parë se kush do të fitojë. Klanet private apo shteti? / Kapitali.al
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga D...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale të tjera...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vazh...
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, gjatë kët...
Mjeku Ilir Alimehmeti i ka bërë thirrje kryeministrit ...
Dy shqiptarë ndodhen në rripin e Gazës, zonë ku Izrael...
Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen...
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Sh...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotida Bushka ka folu...
Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të ndodhur kë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të gjithë ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama bëri gjithç...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët opozita...
Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me strukturat e...
Një prind ka denoncuar ditën e sotme humbjen e vajzës së t...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u takua me Lordin Ka...
Në korrik të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit mi...
Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për çështjen “Gërde...
Ekspertët e PD-së kanë dorëzuar në SPAK një tjetër dosje v...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...