LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse duhen ndaluar reklamat e spitaleve private dhe produkteve farmaceutike në media

16 Nëntor 2023, 15:33, Editorial REDAKSIONALE

 

Pse duhen ndaluar reklamat e spitaleve private dhe produkteve farmaceutike
Grida Duma në emisionin e mbrëmjes së djeshme për spitalet private

 

Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vende të rajonit, përfshi këtu edhe Ballkanin, janë të ndaluara reklamat e spitaleve, por edhe të shumicës më të madhe të produkteve farmaceutike. Lejohen vetëm ato që nuk përfshin tek antibiotikët etj.

Janë specifike produktet e caktuara, të cilat mund të tregtohen në farmaci dhe mund të lejohen të reklamohen, kryesisht kozmetike edhe të tjera si këto. Në Shqipëri ka një fenomen kriminal që ndodh prej shumë vitesh, ajo lidhet jo vetëm me reklamimet e spitaleve, por edhe të produkteve farmaceutike, për më tepër akoma me kërcënimet, shantazhet dhe gjobat që bën media, kundër këtyre bizneseve, apo aktiviteteve private shëndetësore.

Së pari, Bashkimi Evropian e ka të zgjidhur me rregullore çështjen e reklamave nga shërbimet spitalore private, nuk mund të reklamohet në BE doktori filan, spitali filan, kirurgu filan, por thjesht dhe vetëm shkruhet për sukseset e tyre, ka reportazhe, ka shkrime në revista prestigjioze, të caktuara për fushën, apo suksese për shkak të një ndërhyrje të vështirë, për studimet shkencore dhe të tjerat si këto.

Spitalet private çfarë duhet të reklamojnë sa persona? Sa persona kanë lindur këto, apo sa vdiqën, sa u kuruan këto apo jo. Kjo në asnjë vend të BE nuk ndodh, përkundrazi fondet, institucionet që kanë shëndetësinë kontrollin e tyre dhe që bëjnë mbikëqyrjen e plotë të aktivitetit, atje regjistrojnë mjekët, regjistrohet aktiviteti i tyre, numri i ndërhyrjeve që kryejnë, kurimet që bëjnë, pacientët që kanë pasur nën kontroll e të tjera si këto.

Pse duhen ndaluar reklamat e spitaleve private dhe produkteve farmaceutike
Foto ilustruese - Bashkimi Evropian

Nga ana  tjetër, në produktet farmaceutike është i ndaluar kategorikisht reklamimi i antibiotikëve të ndryshëm apo produkteve mjekësore, të cilat tregtohen si shpëtuese apo si zgjidhje për problematika të ndryshme të shëndetit apo dhe sëmundje.

Në Shqipëri rëndom dëgjon reklama për prostatën, një sëmundje, një problematikë që kërkon trajtim mjekësor, antibiotikë, ilaçe të ndryshme, kërkon deri në ndërhyrje kirurgjikale dhe nga mjekët e asaj fushe. Në ekranet shqiptare, reklamat se si zgjidhet çështja e prostatës shpejt e shpejt, apo se si me disa kremra zgjidh problemin e gjunjëve, se si e zgjidh problemin e zorrëve. Problematika shëndetësore, të cilat mund të jenë sëmundje dhe duhen ndjekur dhe kuruar te mjeku, qytetarët i shikojnë si reklama të rëndomta në TV, vrapojnë pas tyre dhe rëndojnë gjendjen shëndetësore.

Pse duhen ndaluar reklamat e spitaleve private dhe produkteve farmaceutike
Foto ilustruese

Këto janë 2 fushat që BE totalisht i ka të ndaluara, ndërsa në Shqipëri, në media kërcasin reklamat, orar e pa orar duke abuzuar me qytetarët. Nga ana tjetër kërcënohen, shantazhohen deri në gjobëvënie ndaj kompanive të ndryshme që ofrojnë shërbime spitalore apo farmaceutike.

Janë disa raste, ka pasur dhe kallëzim në prokurori midis një kompanie farmaceutike dhe “Top Channel”.

Ka disa raste të mediave të ndryshme që shantazhojnë e kërcënojnë spitale të ndryshme private, kompani të ndryshme farmaceutike dhe më pas fusin në xhep llokmën e korrupsionit, të gjobës dhe këto shkrime hiqen.

Pse duhen ndaluar reklamat e spitaleve private dhe produkteve farmaceutike
Godina e "Top Channel"

Pasi abuzohet duke u nxirë padrejtësisht një produkt farmaceutik, duke abuzuar me një rast problematik shëndetësor, nga ato me të cilat përballen mjekët çdo ditë dhe janë me dhjetëra e me qindra në muaj e në vit.

Përdoren gënjeshtra, shpifje, gjysmë të vërteta, shantazhe e kërcënime për të prishur imazhin, për të shkatërruar gjithçka që ka ngritur një kompani qoftë në shërbim, qoftë një produkt  mjekësor, një antibiotik, i cili nuk jepet thjesht dhe vetëm nga një reklamë, por duhet të jepet nga një mjek, ka një institucion që i regjistron, që i reklamon dhe që tregon efektet direkte dhe indirekte dhe ato anësore.

Pse duhen ndaluar reklamat e spitaleve private dhe produkteve farmaceutike
Foto ilustruese

Për këtë produkt, shkruhet, për shërbimet akuzohet. Pse? Sepse gjobaxhinjtë politikë kërkojnë copën e tyre. Kërkojnë hisen e tyre, që është një krim. Është një gjobë, një shantazh, një kërcënim, një korrupsion. Kërkohet, sepse ka kurajën, sepse ligji i ka toleruar, sepse prokuroria i ka toleruar, sepse policia strukturat e saj i kanë toleruar të përdorin median si armë, si top dhe gjylja t’i drejtohet një biznesi, një shërbimi spitalor privat, një kompanie farmaceutike për produktet e saj. Një akt kriminal që zhvillohet çdo ditë nën hundën e shtetit shqiptar, kuptohet në shkelje të rregullave dhe të parimeve të Bashkimit Evropian.

Këtu kanë përgjegjësinë e tyre edhe vetë pronarët e këtyre kompanive, të cilët shpesh bien pre e shantazheve, kërcënimeve, gjobëvënies dhe duan të ruajnë imazhin e tyre. E duke dhënë gjoja para reklamash, mendojnë se mund të zgjidhin hallin që kanë sot po nuk e dinë se ai hall i rëndon edhe më shumë nesër dhe më i rëndë do të jetë dhe pasnesër sepse thjesht dhe vetëm ka shtuar tufën e gjobaxhinjve, ka shtuar sulmet dhe aktet banditeske që bëhen nga media edhe ndaj njerëzve të shërbimit spitalor apo dhe ndaj kompanive farmaceutike./ CNA

09:35 Editorial Diana Ziu

Një letër pa moral!

Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...

Lajmet e fundit nga