Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, të hapë hetime për çështje të rëndësishme, ka persona pas prangave, por shpesh vihet në mëdyshje standardi.
Pra, mënyra se si vepron një prokuror, apo se si vepron një tjetër, sa lart shkon dikush dhe sa poshtë është dikush tjetër dhe këtu duhet standardi.
Dhe jo vetëm nga SPAK-u, por dhe nga gjykata, e cila s’mund t’i ketë disa të nënës e disa të njerkës.
CNA, në një editorial të saj të kohëve më parë, ka thënë se nuk mund të ketë dy standarde në hetim, pasi kjo nuk mund të jetë drejtësi.
U mor dhe u hetua çështja e inceneratorëve, u dërgua maksimumi te Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto, Alqi Bllako apo Lefter Koka dhe më pas tek Arben Ahmetaj. Dhe disa specialistë apo punonjës të administratës, një tufë burgjeve për asgjë. Nuk mund të ngelet përgjegjësia te disa zyrtarucë. Deri këtu ngeli, nuk u çua më lart hetimi. Asnjë nga kryebashkiakët, kryeministri etj… askush tjetër nuk është marrë nën hetim për këtë çështje.
Më pas u vërtit prapë historia, Alqi, Mireli, Stela, Klodi, Lefteri dhe sërish te Tirana Alqi, Mireli, Stela, Klodi, Lefteri dhe tek Ahmetaj. Por vetëm kaq. Kush i bëri VVKM-të, por 14 përgjigjet e ministrive brenda ditës? Ka shumë si këto tek inceneratorët deri te fakti që ka më shumë se 5 vite që denoncohet e prapë kryhen pagesa për shërbim që nuk jepet.
Me standardin e fundit që ka përdorur SPAK-u ndaj Berishës, me standardin që shumë po e pëlqejnë pasi Berisha ka shumë kundërshtarë, jemi pikërisht tek ajo që CNA ka raportuar dhe kërkuar pak javë më parë në rastin “Beqaj”.
Shumë mund të mos e duan Berishën, por hetimi dhe gjykata nuk janë politike.
Pra, shkohet tek Ilir Beqaj dhe lëshohet Beqaj e nuk arrestohet, nuk i hetohet pasuria, nuk kapet për korrupsion, por merret zv.ministri etj. Edhe pse jashtë mund të prishë e manipulojë provat.
Olta Xhaçka ndiqet e lirë nën hetim, ndërkohë mund të prishë provat, për më tepër ishte ministre dhe është deputete.
Por lind pyetja, pse ende është në liri Olta Xhaçka, kur në fakt pronat e ushtrisë që dha nuk duhet të jepeshin, përkundrazi, janë dhënë për zhvillim?
Pse ende është në liri Ilir Beqaj siç e përmendëm më lart për sterilizimin, apo edhe për “check up”-in?
Çfarë do të bëhet me hetimet për inceneratorët? A do të ngelet ende Stela, Mireli, Klodi, Tigri, Alqi, Terri? Si do të zgjidhet? Apo do të zbardhen të plotë mashtrimi e korrupsioni, që shkon në nivelet më të larta shtetërore.
Berisha merret nën akuzë megjithëse nuk ka asnjë korrupsion, asnjë përfitim dhe humbje të shtetit shqiptar në atë ngjarje, është kthim pronash, filluan në 2004-ën nga familjarë të tjerë e me atë standard që kanë vendosur, me përfitimet që kanë marrë, pasi leja është firmosur nga Rama dhe është filluar në 2004-ën procesi nga Fatos Nano, duhet të kishin shkuar në burg dhjetëra veta.
T’i qëndrojmë standardit.
Çfarë ndodh kur merret nën akuza kryeministri se sipas SPAK-ut ka bërë ndryshime në VKM apo në ligj, të cilat kanë çuar te përfitimi i dhëndrit të tij.
Po për VKM-të te Garda, që ka zyrtarë të shtetit shqiptar të përfshirë, po te Liqeni VKM për kulla, po kulla me 7 kate pa leje që ndërtohej në mes të Tiranës, dhe i thuhej se kjo do të prishet e nga ana tjetër firmoseshin letra e VKM me radhë për t’i bërë pronat publike sallonet e një klienti italian mediatik që shërben si mitraloz politik, duke ia kaluar dhe ZP së Enverit.
Të hetosh VKM-të dhe të vendosësh standardin e tyre, me SPAK-un dhe gjykatën, tashmë s’ka dy rrugë, e njëjta mënyrë duhet ndiqet edhe ndaj Ramës për inceneratorët, sterilizimin, “check up”-in etj.

E njëjta mënyrë do të ndiqet edhe për ato që kanë bërë Majko, Meta apo Fatos Nano e në rast se vendoset ky standard është i duhuri, SPAK dhe gjykata duhet të ecin përpara, por jo në gjueti shtrigash me urdhra politikë, por me fakte e prova.
Të shkosh te VKM-të e një kryeministri dhe të japësh si argument se ai ka ndihmuar dhëndrin e tij në një pronë që ka qenë e tij në fakt për t’u zhvilluar dhe pastaj këta të tjerët që janë të akuzuar, me dhjetëra ministra, t’i lësh të lirë se gjoja vendimet janë kolegjiale e nuk gjenden format argumentuese, ka një standard të munguar.
Ajo që thotë Arben Kraja në akuzën e tij mund të qëndrojë, por duhet të jetë një standard i vendosur nga gjykata. E ky standard do të rrëzonte kryeministrin, do ta çonte nën akuzë ashtu si Berishën për dhjetëra VKM, për dhjetëra koncesione, së bashku me ministrat. Pas Berishës dëshmorë do të ishin të gjithë kryeministrat, i vetmi i shpëtuar do të ishte Lulzim Basha, që s’u bë dot i tillë.
Në rast se pretendohet se ky është standardi i duhur dhe kjo është e ardhmja që Shqipëria të jetë një vend ku askush nuk do t’i shpëtojë goditjes, ky është niveli më i lartë i drejtësisë në botë, por a mund të pretendojmë ne sot në Shqipëri me goditjet që po ndodhin, me akuzat që ngrihen se ky është një standard i vendosur dhe do të jetë cilësor?

Çfarë hetimesh do të kryhen? Cili do të jetë standardi? A do të merren për bazë VKM-të? A do të argumentohen si të tilla koncesionet, të cilat në fakt pas standardeve të vendosura me Berishën, nuk ngelen të jenë përgjegjësia e ministrave nën akuzë, por gishti shkon te kryeministri.
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...