LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë e trembi Agron Shehajn që u largua nga Partia Demokratike?!

12 Nëntor 2023, 12:30, Editorial REDAKSIONALE
Çfarë e trembi Agron Shehajn që u largua nga Partia
Deputeti Agron Shehaj

Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësore. Kur Lulzim Basha filloi misionin e tij shkatërimin dhe shitjen e opozitës si mall në tregun çam.

Dikush tha se e bleu mandatin e deputetit, dikush tjetër tha se pa asnjë kontribut ishte katapultuar se i ishte rekomanduar Lulzim Bashës. Ky i fundit në disa studio televizive, pas listës paçavure që përgatiti në 2017-ën, e mbrojti me pathos Agron Shehajn.

Me hyrjen në Parlament Shehaj u bë qesharak, shpesh objekt talljeje nga kolegët, por më pas filloi të krijonte kredibilitet dhe ndoshta të mblidhte edhe vota. Për shkak të financave të mëdha që ai kishte, mundi të krijonte ekipe të vogla, të cilat i bënin reklamë të madhe në kryeqytet.

Së fundi, edhe pse pati një kontribut gati 6-vjeçar në politikë, Shehaj u largua në mënyrë të papritur.

Në 2021-shin tentoi të përmbyste Lulzim Bashën, megjithëse nuk bëri gjë tjetër, thjesht u kthye në një noter të një gare të manipuluar, të kontrolluar nga Basha dhe të vulosur në fund nga Jemin Gjana.

Sapo filloi Foltorja me shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, Agron Shehaj ishte ndër të parët që u bashkua me ish-kryeministrin.

Kishte dalje të forta publike, qëndrime të ashpra ndaj Lulzim Bashës, ndryshe nga deputetët e tjerë si Grida Duma, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, të cilët u rreshtuan pro Bashës dhe filluan sulmet frontale, sharjet, fyerjet dhe shpifjet ndaj Berishës.

Çfarë e trembi Agron Shehajn që u largua nga Partia
Agron Shehaj dhe Lulzim Basha

Deputeti i qarkut të Vlorës, që më pas u fut në listën fituese të Tiranës, mbajti një qëndrim mjaft të qartë kundër Lulzim Bashës dhe pro ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Disa ditë më parë u përhapën fjalët se Agron Shehaj do të largohej, do të tërhiqej nga pjesa politike e Partisë Demokratike. Por çfarë e trembi Agron Shehajn me një aktivitet 6-vjeçar që thuajse filloi të krijonte diçka, të spikaste diku?

Zhgënjimi nga Partia Demokratike?!

Zhgënjimi nga PD-ja mund të ishte një nga arsyet, por nuk duket të jetë e tillë. Nuk kishte asnjë zhgënjim, vendimet i kishte marrë vetë, kishte kandiduar për kryetar, kishte bërë 2 mandate deputeti, pa pasur asnjë kontribut para tyre, vinte nga rruga, kishte marrë poste, ishte bërë person publik, por ai e shikonte qartë dhe e lexonte qartë se e ardhmja e PD-së së ndarë nuk ishte e sigurt.

Këtë e dinë të gjithë, e di Berisha, e di dhe Basha, por është çështje zgjedhjesh, kush do t’i shërbejë kryeministrit, e kush do ta rrëzojë nesër kryeministrin në detyrë.

Çfarë e trembi Agron Shehajn që u largua nga Partia
Agron Shehaj dhe Sali Berisha

Agron Shehaj nuk bëri as të parin, as të dytin, po tenton të bëjë një pol të tretë që sërish si në rastin e Bashës në zgjedhjet për kryetar, nuk do të bëjë asgjë tjetër, por edhe si ai do t’i shërbejë Edi Ramës për t’i hequr disa vota opozitës dhe për t’i shërbyer kryeministrit.

Me këtë veprim, me daljen e një partie të mundshme dhe me votim më vete e rrëzon tezën se ishte zhgënjyer nga çka ndodhte brenda PD-së dhe shkon te fakti se do t’i shërbente kryeministrit Edi Rama.

Frika dhe përballja me kryeministrin Rama

Një arsye tjetër është frika e Agron Shehajt dhe përballja me kryeministrin.

Çfarë e trembi Agron Shehajn që u largua nga Partia
Edi Rama dhe Agron Shehaj

Frika e Agron Shehajt mund të ketë lindur pas disa deklaratave që ai i ka thënë publikisht në Parlament, ku ka theksuar se Edi Rama po e sulmonte dhe po i shkatërronte bizneset.

Për më tepër, u vendos shiriti në një godinë te një nga bizneset e Agron Shehajt, i cili ishte një objekt pa leje.

Në atë kohë pati reagim, por nga denoncimet e Agron Shehajt, qeveria kaloi në aksione konkrete, argumenti ishte se objekti ishte pa leje.

Pra, ka disa hapa. Agron Shehaj që vjen nga rruga e bëhet deputet, më pas kandidon për kryetar partie, përplaset me Bashën, bëhet me Berishën dhe midis kësaj kohe kemi edhe Agron Shehajn, i cili denoncon kryeministrin Rama, pretendon se ky i fundit po tenton t’i shkatërrojë bizneset dhe më pas njofton tërheqjen.

Agron Shehaj tërhiqet nga Partia Demokratike për të dalë në një parti më vete.

Pra, bie teza e çështjes së PD-së, bie teza e goditjes së bizneseve dhe fakti më i besueshëm është se Agron Shehaj po kthehet në një instrument shërbëtor të kryeministrit Edi Rama, nga frika se i shkatërrohen bizneset (ku ka dyshime edhe për shkelje të ligjit). Mos ngrejmë dyshime se donte një copë karrige për tu mbrojtur, por që Muli nuk ja la ashtu si Luli. 

Pasi e pa se PD-ja ishte e dobët, nuk arriti të merrte atë çka donte, pasi u përball me qeverinë dhe pastaj bizneset e tij kishin problematika, tashmë zgjodhi atë që bëri Lulzim Basha, njeriu që e bëri deputet, të shkojë në sqetullën e Edi Ramës dhe nesër të dalë me një parti tjetër për t’i shërbyer kryeministrit me disa vota të djegura, ashtu siç do t’i shërbejë Lulzim Basha dhe disa mercenarë të tjerë që kryeministri Edi Rama i ka prashitur dhe vaditur në bahçen e opozitës./ CNA

09:35 Editorial Diana Ziu

Një letër pa moral!

Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...

Lajmet e fundit nga