Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një vi...
Agron Shehaj, është një personazh i futur në politikë nga bota e biznesit. Një histori suksesi, e quajti Lulzim Basha në 2017 dhe deklaroi, se ai ishte ndryshe.
Në fakt, sot pas 4 vitesh në politikë, po shihet si rival i Bashës, megjithëse në garë me Lulin nuk do merrte as votën e tij, se Luli e ka zakon që voton e numëron vetë.
Por, le të shohim pak këtë personazh që hyri si qesharak në parlament dhe me zërin e tij me bass të djegur kërkon të performojë lart në politikë.
U fut nga penxherja, siç thotë populli në politikë. Asnjë ditë kontribut në PD, thjesht dhe vetëm, sepse pranoi të financonte fushatën e Lulzim Bashës, mori mandatin si i pari i qarkut të Vlorës.
FILLIMI
Në atë kohë pati akuza për shuma nga 500 në 700 mijë USD, por këto si gjithmonë ngelën në kuadër të përplasjeve politike brenda llojit.
Agron Shehaj shkoi në parlament ku gajasi të madh e të vogël me gafat dhe budadallëqet që artikulonte.
Më pas ai u përdor nga Basha në një denoncim të dyshimtë siç ishte ai i Unazës së madhe në Tiranë.
I dyshimtë, sepse denoncimi i Agronit erdhi pasi mesazherë të ndryshëm të Lulit shkuan në institucione dhe subjekte duke kërkuar pjesën e tyre. Pra, një histori gjobvënie që u pasua nga një denoncim, i cili thjesht i dha një dorë reklamë Shehajt, për ndershmëri si deputet me integritet.
KANDIDIMI
Në fakt, Agron Shehaj me kandidimin e tij në Vlorë vulosi dështimin më të madh elektoral të PD në histori në këtë qark. Shehaj mori vetëm 3 mandate dhe 20% të totalit të votave.
Në 4 vite deputet nuk u shfaq asnjëherë në krah të strukturave apo të organizonte ringritjen e opozitës, ishte thjesht një turist që askush nuk e merrte seriozisht në PD-në e Vlorës, sepse nuk e konsideronin si përfaqësues të tyre, por thjesht një deputet me mandat ?të blerë?.
Pasi regjistroi një rezultat katastrofik në Vlorë Lulzim Basha e solli në Tiranë. Zëvendësimi u bë me Bujar Leskajn. Ky i fundit nuk kishte paratë e Agron Shehajt, por e rriti me 50% rezultatin duke shkuar në gati 33% dhe duke siguruar 4 mandate deputetësh.
Pra, duke treguar qartazi se Shehaj kishte dështuar dhe nuk kishte punuar.
Në Tiranë, së fundmi me mundësitë e mëdha financiare tentoi të ngrinte një imazh tjetër, por sa peshë do ketë në kryeqytet një vlonjat, që nuk ka kurajo të rikandidojë në Vlorë?
KALIMI
Ai ishte i gjashti në listë të sigurtë dhe falë shpenzimeve marramendëse mundi të siguronte shumë vota personale, kjo edhe me tentativën dhe imazhin e një politikani qytetar, që në fakt fasada shpesh gënjen.
Hijet politike dhe dështimet e Shehajt nuk mbulohen dot me call center, apo komentet në rrjetet sociale që ai i përdor për imazhin e tij. Një vendim i disa viteve më parë nga Autoriteti i Konkurencës, ku ka firmosur i pari i listës së Shkodrës, Helidon Bushati, tregon jo pak nga hijet e Agron Shehajt.(Lexo këtu)
Le të ndalemi këtu, si hyrje me hijet e Agron Shehajt, për t?u thelluar më tej në vijim me këtë personazh me imazhin e ngritur lart, që në fakt politikisht dhe hijet e tij e çojnë përtokë./CNA.al
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një vi...
Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar kr...
Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i b...
Kryeministri Edi Rama është bërën nistalgjik ndërsa është kt...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në KQZ rezultati...
Humbja e thellë e Partisë Demokratike ka bërë që shumë demok...
Gazetari Blendi Fevziu është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Do...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironiz...
Koalicioni ABEOK (Aleanca Ora Kombëtare-Emigracioni- Bashkim...
Deputeti Andi Përmeti ka publikuar një foto me ekipin e Bind...
Në Shqipëri prej shumë kohësh ka nisur vaksinimi masiv i pop...
Ish-kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi, një nga zërat e fortë ...
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, kanë ardhur edhe reag...
U shpall si prurje e madhe, si një individ me kapacitet të p...
Ish-anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi ka folur mbi kërkesën ...
Një nga emrat e afruar në drejtimin e PD me rol sekretari pë...
Humbja në zgjedhjet e 25 prillit po pasohet me dorëheqje në ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar ditën e Europës. Në n...
Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka ankimuar r...
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...