web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari mposht në Gjermani bandën e inceneratorëve/ Paralajmërimi: S’ka pakt me hajdutët dhe grupin kriminal

17 Nëntor 2023, 14:51, Aktualitet CNA
Gazetari mposht në Gjermani bandën e inceneratorëve/
Foto ilustruese

Gjykata në Gjermani ka rrëzuar akuzat ndaj gazetarit Elvi Fundo të bëra nga banda e inceneratorëve në lidhje me shkrimet dhe denoncimet për aferën e shekullit.

Në një koment në rrjetet sociale, gazetari zbulon se asnjëri prej akuzuesve nuk është paraqitur në seancë përveç avokatit të kompanisë së inceneratorëve, i cili nuk ka ditur se çfarë të thotë në atë seancë.

Gazetari bën me dije se avokati i kompanisë së inceneratorëve kishte kërkuar marrëveshje që Fundo të mos shkruante më për inceneratorët dhe njerëzit që fshihen pas tyre, por është refuzuar menjëherë ku gazetari ka thënë para gjykatës së nuk ka pakt me hajdutët e inceneratorëve dhe grupin e tyre kriminal.

Fundo thekson se Mirel Mërtiri dhe banda kriminale e inceneratorëve po thyejnë turinjtë dhe në gjykatat gjermane.

Po ashtu ka paralajmëruar se të tjera fakte dhe dokumente do të dalin në vijim përballë grupit të strukturuar kriminal që ka abuzuar me 178 milionë euro, duke nënkuptuar se nuk do të ndalet në këtë betejë.

Sot ne gjykate ne Gjermani perballe bandes te hajduteve te inceneratoreve.

Antaret e bandes kane marre arratine por as administratoret e tyre nuk u paraqiten.

Vetem nje avokat i cili dhe vete ishte i cuditur dhe sdinte cte kerkonte.

Kerkoi i shkreti marreveshje qe une mos shkruaj per inceneratoret.

U REFUZUA S'KA PAKT ME HAJDUTET E INCENERATOREVE DHE GRUPIN E TYRE KRIMINAL.

Kete e thashe ne seance ja thashe dhe avokatit kur dolem te cilit i tregova dhe linkun e SPAK per sekuestrimin e inceneratorit te Tiranes, per te cilen nuk kishte dijeni.

Jo vetem kaq, por ne telefon e genjyen gjate seances duke i thene se nuk po lidheshin dot me administratorin e Tiranes i cili ne fakt eshte i shtetit.

Mirel Mertiri dhe banda kriminale e inceneratoreve po thyejne turinjte edhe ne gjykatat gjermane.

Mireli paguan leket e gjyqeve nga kompania bullgare, por as ne gjyq si vijne vartesit.

TE TJERA FAKTE DHE DOKUMENTA NE VIJIM PERBALLE GRUPIT TE STRUKTURUAR KRIMINAL QE KA ABUZUAR ME 178 MILIONE EURO”, shkruan gazetari./ CNA

Gazetari mposht në Gjermani bandën e inceneratorëve/

Gazetari mposht në Gjermani bandën e inceneratorëve/

Gazetari mposht në Gjermani bandën e inceneratorëve/





Lajmet e fundit nga