EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka folur për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.
Berisha ka drejtuar sërish gishtin tek kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj për këtë aferë.
Gjatë deklartës së tij, Berisha nënvizoi se Rama ka firmosur procedurat për ndryshimin e strategjisë së trajtimit të mbetjeve në Shqipëri.
"Edi Rama, organizata e tij kriminale, qeveri-SKAP, bënë gjithçka të arkivojë në harresë, vjedhjen e shekullit, e cila ka një përgjegjës kryesor që është Edi Rama dhe të tjerë rreth tij, të njohur, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri dhe ndonjë tjetër.
Por e garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet.
Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të SKAP-it, që të mos trajtojë procedurën, e cila përbën kolonën kryesore mbi të cilën ngrihet piramida e vjedhjes dhe korrupsionit të shekullit, që janë inceneratorët.Ka urdhëruar skapistët e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura çon direkt tek ai, tek Agaçi i tij, tek Erion Veliaj dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.
Për rikujtesë të qytetarëve, nuk është kjo një deklaratë politike, por Edi Rama në vitin 2014, anulon me një vendim korruptiv, strategjinë e mëparshme të hartuar me një financim prej 4 milionë eurosh nga BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri, bazuar në landfille, grumbullim, seleksionim dhe riciklim.Rama u angazhua direkt vetë me ekipin e tij për të anuluar këtë strategji dhe për të shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, vetëm e vetëm që të instalonte strategjinë e djegies së plehrave, në të cilën ata parashikonin t’u vidhnin shqiptarëve qindra miliona euro.
Edi Rama, pasi ka ndryshuar me firmën e tij strategjinë, ka vendosur në buxhetin afatmesëm, veprat e zeza korruptive të inceneratorëve, sepse ato nuk ekzistonin.Edi Rama me Agaçin dhe Metanin, janë famëzinjtë, të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 19 dokumente në dhjetor të vitit 2016, për procedurën e negociatave të mbyllura, procedurë për çka Rama u informua dy herë se është antiligjore, nga drejtori i asaj kohe i entit të prokurimeve publike.
Por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme, sepse ai kishte lexuar dhe e dinte se mafia e plehut është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë. Se mafia ka dhuntinë kriminale të shndërrimit të plehrave në flori për pronarët e sipërmarrjes.
Kështu që ai firmosi të aplikohet një procedurë antiligjore në tenderimin e kompanive që do ndërtonin inceneratorët.Edi Rama, në një akt unik në historinë e botës, firmosi në dhjetor të vitit 2016, vendimin e Këshillit të Ministrave, për t’i dhënë bonos 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte askund në Shqipëri. Një kompanie që do themelohej vetëm 9 muaj më vonë. Një ditë përpara se ajo të dilte fitimtare e tenderit të parashikuar.
Pra, gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale SKAP, që të arrestohen vetëm kurbanë që pranon Edi Rama, por jo ata, të cilët janë përgjegjësit më kryesorë, duke filluar nga vetja e tij", tha Berisha./ CNA
Një çift shqiptarësh ka “ngritur në këmbë” policinë në...
Seanca gjyqësore për Laert Haxhinë është shtyrë dhe do...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar arsyen e paraqitjes...
Pas 19 ditë-netësh luftime të ashpra e të prandërprera...
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare ka...
Nga data 17-19 nëntor pezullohet lundrimi i trageteve ...
2-vjeçarja që u dërgua një ditë më parë në shërbimin e...
Sizmiologu Damiano Koxhaj është shprehur për "Euronews...
Agim Ismailaj është shkarkuar nga posti i tij si drejt...
Katër persona të mitur janë dërguar për gjykim pas për...
Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi m...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Kur shkon për në Shkodër, një tabelë e shkruar me të z...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimet e çë...
Berati ua kaloi të gjithëve. E zbukuroi bredhin e Krishtli...
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enri Hide deba...
Gazetari Artan Hoxha ka debatuar me tone të ashpra me ...
“Merrem me politikë nga halli!” Kështu është shprehur...
Analisti, Andi Bushati, ka folur për bllokadën e Greqisë n...
Ben Blushi dhe Lulzim Basha u takuan sot në Panairin e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...