
Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe deputetin e mazhorancësm Alqi Bllako, mund të konsiderohet si skandali më i madh i 32 viteve demokraci në Shqipëri.
Dy nga emrat më të përfolur janë biznesmeni Italian Alberto Presezzi dhe ai shqiptar Miliad Lopa. Të dy këta u denoncuan tetë muaj më parë edhe nga ish ortaku i Presezzit në një intervistë për Piranjat. Menjëherë pas kësaj interviste, Presezzi bëri kallëzim ndaj Piranjave, çështje që u pushua nga gjykata, ndërsa zoti Lopa shkruajti disa herë, duke kërkuar të intervistohej nga Piranjat.
Akuzat e Longinottit mbeten të pa faktuara për sa kohë asnjë prokuror i SPAK nuk merr mundimin që ta thërrasë në cilësinë e dëshmitarit. Ndërkohë deklarimet e Presezzit në SPAK janë bërë publike.
Bazuar në këto deklarime që kanë rrjedhur nga SPAK në media, duket se biznesmeni Italian nuk njeh asnjeri, saqë nuk di as se kush e paska regjistruar si ortak. Gjithashtu në dëshminë e dhënë ai ka deklaruar se ishte ortak i fjetur i inceneratorit të Tiranës, dhe do të bëhej aktiv vetëm pasi të investonte së bashku me kompaninë zvicerane ICARE shumën prej 100 milion eurosh.
Para disa ditësh Alberto Presezzi i shoqëruar nga përfaqësuesi i tij Miliad Lopa aksionerët e kompanisë ‘Geogenix BV’, mund të supozohet se shkuan për të deklaruar shumën prej 100 milion eurosh, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës. Aktualisht ky i fundit po administrohet me urdhër të SPAK-ut nga AAPS.
Presezzi deklaron se për shkak se ato janë aksionerë të fjetur, ai dhe zviceranët e ICARE nuk kanë asnjë rol në kompani, nuk e dinë se si menaxhohet dhe kush i cakton drejtorët e ‘Geogenix’, pavarësisht se zotërojnë shumicën e aksioneve. Ai thotë se nuk e di se ku përfundojnë të ardhurat e përfituara nga koncesionari i Sharrës. Por megjithatë nuk i mohon njohjet Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Ai është aksioner me rreth 40% të kompanisë ‘Geogenix’, e cila është mëma e kompanisë ‘Integrated Energy BV SPV’, e cila ka nën administrim landfillin e Tiranës, ndërsa Miliad Lopa është bashkëpunëtori i tij.
Çudia në këtë histori është se kur çdo gjë ishte në rregull dhe askush nuk e kontestonte kontratën e inceneratorit të Tiranës, dhe investimi në këtë objekt ishte vërtet një goditje në shenjë, Presezzi nuk paska dashur të rrezikonte 100 milion euro për t’u bërë pronar i një koncesioni me vlerë 430 milion euro.
Ndërsa sot që inceneratori është sekuestruar nga SPAK dhe 100 milion eurot mund t’i humbasë dhe të përfundojnë në buxhetin e shtetit shqiptar, Presezzi po i lutet autoriteteve që t’i sjellë? Dhe mos harrojmë se ka një rrezik serioz që inceneratori I Tiranës të sekuestrohet definitivisht nga shteti.
A t’i besojmë sinqeritetit të Presezzit apo të dyshojmë se ka një garantor nga pas që i jep siguri se 100 milion euro janë të sigurta?!/ Syri
Ende në vitin 2023, qytetarët duhet të përballen me proble...
Më 21 tetor, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla zhvilloi...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar ...
Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin i...
Pak ditë më parë u raportua një ngjarje e rëndë e ndod...
Qytetarja Valentina Beçoku është drejtuar në redaksinë...
Një denoncim lidhur me një pronë familjare u bë publik në ...
CNA sjell sot një tjetër dokument ekskluziv, i cili de...
Mjeku nefrolog, Besnik Jakaj, ka ngritur akuza të forta kë...
CNA po sjell sot një tjetër dokument që thellon skanda...
SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Be...
Ndodhemi në Paskuqan, ku Prelë Ruçi na tregon historinë e ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një servisi për të cilin...
Denoncimi i radhës na çon në Durrës, në shkollën 9-vjeçare...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi këtë të premte ...
Qeveria shqiptare firmosi në 31 gusht të 2017-ës nëpërmjet...
Në këtë pjesë të emisionit “Stop” iu rikthye rastit të Eli...
Emisioni “Stop” ishte në qytetin e Lushnjës. Një zonjë ank...
Në 11 Prill të këtij viti “Stop” transmetoi një rast nga f...
Në Fiks u ankuan tre vëllezër nga fshati Peshkëpi i Vlorës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...