Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një ditë më parë portali "Syri.net" njoftoi se pronarët e inceneratorit të Tiranës kanë ndryshuar. Sipas dokumenteve të depozituara në QKB, tashmë në kompaninë "Integrated Energy" është shtuar si pronar edhe shtetasi francez Max Abitbol.
Inceneratori i Tiranës ka një zinxhir pronësie prej dy kompanish. Kompania e parë është Integrated "Energy BV SPV". Kjo është kompania së cilës qeveria i ka dhënë koncesionin 35-vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Por vetë "Integrated Energy" zotërohet në masën 100 për qind nga një kompani e regjistruar në Holandë, që quhet "Geogenix". Zoti Abitbol rezulton se ka blerë aksione te "Geogenix" dhe rrjedhimisht kjo e bën atë pronar edhe tek inceneratori i Tiranës.
Nga dokumentet e QKB-së struktura e pronësisë fundore është e paqartë dhe jo e plotë. "Oligarkia.al" publikon një dokument ekskluziv, i cili shpjegon qartë pronësinë fundore të koncesionit të inceneratorit. Sipas grafikut që mban datën 10 maj 2022, pikërisht në të njëjtën datë që raporton dhe QKB se kanë ndodhur ndryshimet, rezulton se kompania "Integrated Energy" zotërohet nga 3 pronarë. Alberto Presezzi zotëron 40 për qind të kuotave, Max Abitbol po 40 për qind dhe Giuseppe Ciaffaglione 19.9 për qind. Ky i fundit është ish-administratori i kompanisë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u.

Max Abitbol rezulton të ketë blerë 40 për qind të aksioneve të "Geogenix" në Holandë përmes një kompanie të quajtur "Icare Holding SA". E regjistruar në kantonin e Vaudit në Zvicër, "Icare Holding SA" është një kompani e themeluar në vitin 2011, që më parë ka mbajtur emrin JMG Investments SA. Në vitin 2018, JMG është përthithur nga Icare Holding, që në atë kohë rezultonte me asete totale rreth 600 mijë euro.
Gjashtë muaj më parë, "Icare Holding" ka hapur një filial të sajin në Shqipëri me emrin "Icare Energji". Sipas dokumenteve, administratore e kompanisë rezulton Marigona Metaj, ndërsa anëtarët e këshillit mbikqyrës janë Max Abitbol, Blerim Hoxha dhe Joel Jacques Jean Chevallaz. Këta janë emra të njohur në Shqipëri.
Blerim Hoxha ka qenë administratori i "Tosk Energji" nga viti 2016 deri në prill të vitit të kaluar. "Tosk Energji" është kompania që i dha goditjen përfundimtare ARMO-së, e cila më pas u çmontua për skrap. E prezantuar si kompania që do të shpëtonte rafinerinë nga borxhet dhe do të rigjallëronte prodhimin, "Tosk" i rëndoi edhe më shumë borxhet e ARMO-s dhe la mbrapa qindra punonjës të papaguar më muaj të tërë, rroga të cilat më vonë i pagoi qeveria nga taksat e qytetarëve. Sot "Tosk Energji" është nën sekuestro nga administrata tatimore për shkak të detyrimeve të papaguara në shtet.
Marigona Metaj dhe Joel Jacques Jean Chevallaz po ashtu kanë qenë pjesë e "Tosk Energji". E para si përfaqësuese e autorizuar e kompanisë, ndërsa Chevallaz anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për periudhën 2016-2018. Lidhja tjetër është Christophe Dabord, i cili tani rezulton si përfaqësues ligjor i kompanisë "Icare Holding SA" në Zvicër. Zoti Dabord është ish-administratori i ARMO-s, gjatë kohës që Uzina shfrytëzohej nga "Tosk" dhe "Byllis Energji"./ Oligarkia.al
Emisioni “Stop” u ndal në Koplik pranë shtëpisë së familje...
Fiks Fare ka trajtuar shpesh herë fshatrat që po shpopullz...
Prej vitesh CNA ka denoncuar megaaferën e inceneratorë...
Koncesionari i plehrave të Sharrës ka ndryshuar pronarë në...
Qytetarët e Elbasanit vijojnë të përballen me shqetësi...
Sot “Stop” u ndal te doktoraturat për vitin akademik 2021-...
Në emisionin “Stop” është folur disa javë më parë për abuz...
Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spital...
Në 30 Mars “Stop” transmetoi një denoncim nga zona e Proku...
Në emisionin “Stop” u shtjellua këtë të mërkurë një ngjarj...
Disa ditë më parë, Fiks Fare denoncoi një zyrë e cila u me...
Janë për tu treguar si barcaleta apo histori të turpsh...
Në 5 Prill “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetareje, ...
Vjollca Zyka ka drejtuar në emisionin “Stop” shqetësimin p...
Gazetarët e Fiksit dorëzojnë në ZVA Bulqizë dy regjistra, ...
Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop” se në vitin 2018 shoferi ...
Gati një vit më parë emisioni Fiks Fare trumbetoi me të ma...
Ndonëse është ndërtuar inceneratori, në Elbasan plehrat vi...
Rreth 1 kilometër larg zyrës së Bashkisë Tiranë, të gjitha...
Në Janar 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan ka ngritur alarmi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...