
CNA.al ka raportuar me dokumente dhe fakte konkrete se pas kompanisë “Integrated Energy BV SPV”, regjistruar në Tiranë në 31 gusht të vitit 2017 qëndronte Klodian Zoto i inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, së bashku me Ernesto Granellin.
Ky i fundit, një shtetas italian, i cili ishte i përfshirë në ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.
Një tjetër emër është edhe Giuseppe Ciafaglione, i cili është administrator i kompanisë dhe njëherësh aksioner në Tiranë.
Të gjithë këta persona së bashku me Ariola Kodrën, administratoren e inceneratorit të Tiranës, janë nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit.
SPAK ka nisur hetimet për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që incenerator nuk ka.
Sot kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat, ka folur pikërisht për mungesën e inceneratorit të Tiranës ndërkohë që nuk ndalen pagesat për njerëzit e inceneratorëve.

Edi Rama ka firmosur një kontratë në shkelje të çdo parimi, vetëm se ajo është sipërmarrja e tij. Vetëm e vetëm se ai zgjodhi plehrat për t’u bërë milioner dhe më shumë se milioner. Ai zgjodhi plehrat për të kryesuar mafien e tyre.
Ai firmosi vetëm pasi autoriteti kombëtar i prokurimeve, i dërgoi shkresën sipas së cilës kjo praktikë është antiligjore.
Edi Rama, siç e dini ju, ka firmosur për t’i dhënë bonus, kompanisë së tij, 8 për qind, në një kohë kur kjo kompani nuk ekzistonte në asnjë regjistër, në asnjë dokument të këtij shteti dhe ai kishte në zyrë shkresën e firmosur nga ministrja Ermonela Felaj, ku njoftohej se kompania për të cilën kërkohej mendimi që të merrte bonusin 8 për qind, nuk ekziston.
Kjo nuk e pengoi Edi Ramën, se ai kishte ndërmend ta krijonte kompaninë. E vërteta është se kompania u krijua tetë muaj më vonë.
Kompania e Ramës dhe Veliajt ka një kontratë për fushën e Sharrës. Aty thuhet se për çdo ton plehrash të depozituar në fushën e Sharrës, bashkitë do të paguajnë 11 euro nëse ato nuk digjen dhe do të paguajnë 29 euro në rast se ato digjen.
Prej gjashtë vitesh në fushën e Sharrës nuk është djegur asnjë kg pleh, Bashkitë e Tiranës, qytetarët e Tiranës, paguajnë për çdo ton, jo 11, por 29 euro.
Çka do të thotë se 16 apo 17 euro, përfundojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ja se si Sharra është minierë floriri e Ramës dhe Erion Veliajt. Hetimi, investigimi i publikuar dje, faktonte në mënyrën më të pakundërshtueshme se plehrat, mbetjet, jo vetëm nuk seleksionoheshin sipas natyrës së tyre, por groposen si 20 vite më parë, pa asnjë veçim, pa asnjë seleksionim, pa asnjë djegie.
Rama dhe Veliaj kanë vjedhur 54 milionë euro.
Pra, të gjitha plehrat që qytetarët i veçojnë në kosha, bashkohen dhe groposen si 20 vite më parë. Ky është një mashtrim, një vjedhje e paimagjinueshme.
SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë, nga djegësit e qeverisë.
Faktet e paraqitura dje, provonin katërcipërisht se Edi Rama ka mashtruar në çdo fjalë.
E vërteta është se çdo i ashtuquajtur OPGJ, apo BKH, apo SKAP-ist, mjafton të merrte një automjet dhe të shkonte në Sharrë të konstatonte se si Edi Rama dhe Erion Veliaj presin çdo ditë para dhe euro për kontot e tyre. Se si vjedhin ditën dhe natën. Se si qytetarët paguajnë për ta, jo 11 euro siç thotë kontrata, por me taksat e tyre paguajnë 29 euro, siç duan Edi Rama dhe Erion Veliaj për kontot e tyre./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat, ka fo...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në Komisionin e Ekonomisë ...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë. ...
Sot po zhvillohet seanca paraprake gjyqësore për incenerat...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka shprehu...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka lëshuar...
Inceneratorët kanë krijuar debate në Komisionin për Ekonom...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas arrestimit...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie, Belind Këlliçi,...
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për shqyrtimin e ...
Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate që në nisje...
Sot po zhvillohet mbledhja e Komisionit për Ekonominë ...
Një letër anonime është gjetur mbi varrin Giovanni Falcon...
Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur si është situata në...
Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE ...
Sikurse njoftoi prokuroria në Bruksel, ish-eurodeputet...
Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot seancën lidhur me ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e Forumit Ekonomik...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratat e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, ka treguar ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...