Stop/ “1 herë ka rastisur”, përgjegjësi i Ujësjellësit Dimal transporton pulat e biznesit të gruas me makinën e punës
Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin i...

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar me tre fëmijë, e cila nuk merr ndihmë ekonomike sepse punonjësja e ndihmës ekonomike e ka parë që i jep makinës.
Albina Ifthimiu e divorcuar që në vitin 2021, jeton në shtëpinë e prindërve bashkë me tre fëmijët e saj 8, 5 dhe 2 vjeç.
Dhe që në kohën kur u divorcua aplikoi për ndihmë ekonomike, por punonjësja deklaron për të se ajo fsheh të ardhurat, shtëpinë që ka me ish-bashkëshortin dhe një makinë.
“Punonjësja më sorollat, më ka parë që i jap makinës dhe më thotë që është e imja, unë nuk kam makinë, jetoj te mami dhe kur ajo ka verifikuar ka rezultuar se nuk jetoj në shtëpinë e ish-bashkëshortit”, thotë Albina.
Në regjistrimet që Fiksi transmetoi punonjësja e ndihmës ekonomike, Evisa Pepa, i thotë që e ka parë që i jep makinës. Gjithashtu edhe pse e pranon që gjatë verifikimit nëna me tre fëmijët ka rezultuar se jeton tek e ëma e saj, ajo mendon se Albina jeton tek shtëpia e ish bashkëshortit. Madje ajo nuk nguron që bashkë me administratorin e Njësisë Administrative Fier – Shegan të ngrenë dyshime se çifti nuk janë të divorcuar edhe pse kanë një vendim gjykate.
Ndërkohë, në Bashkinë Lushnje dhe Shërbimin Social Rajonal Fier, qytetares i thuhet se hedhjen në sistem të të dhënave e bën punonjësja e njësisë administrative.
Kështu qytetarja nuk mund ta marri ndihmën ekonomike sepse punonjësja mendon se ajo fsheh të ardhurat. Gazetarët e Fiksit takuan punonjësen Pepa e cila mohon që qytetarja i ka treguar se është bashkëpronare te ish burri, dhe këmbëngul se e sheh shpesh me makinë nëpër fshat ndaj edhe nuk e përfiton ndihmë ekonomike.
Në verifikime, Albina nuk rezulton pronare e asnjë automjeti dhe i ka thënë edhe punonjëses së makina në të cilën e ka parë ka qenë e nja të afërmi të saj, por punonjësja shokon me përgjigjen e saj “Unë mendoj që është e jotja se kushëriri nuk ta huazon disa herë që unë të kam parë”. Edhe për supozimet se denoncuesja mund të jetojë në shtëpinë e ish-bashkëshortit, kjo e fundit i ka radhitur arsyet se pse nuk mund të jetojë aty, por që nuk kanë qenë bindëse për punonjësen.
Ajo e mbyll fjalinë duke thënë që ajo të ankohet më lart. Ndërkohë që punonjësja mendon shumë gjëra në lidhje me denoncuesen, asnjëra nuk është e provuar, përveç faktit se Albina dhe tre fëmijët e saj janë përjashtuar nga e drejta për ndihmë ekonomike si dhe nga aplikimi për të për një vit./ Tch
Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin i...
Pak ditë më parë u raportua një ngjarje e rëndë e ndod...
Qytetarja Valentina Beçoku është drejtuar në redaksinë...
Një denoncim lidhur me një pronë familjare u bë publik në ...
CNA sjell sot një tjetër dokument ekskluziv, i cili de...
Mjeku nefrolog, Besnik Jakaj, ka ngritur akuza të forta kë...
CNA po sjell sot një tjetër dokument që thellon skanda...
SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Be...
Ndodhemi në Paskuqan, ku Prelë Ruçi na tregon historinë e ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një servisi për të cilin...
Denoncimi i radhës na çon në Durrës, në shkollën 9-vjeçare...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi këtë të premte ...
Qeveria shqiptare firmosi në 31 gusht të 2017-ës nëpërmjet...
Në këtë pjesë të emisionit “Stop” iu rikthye rastit të Eli...
Emisioni “Stop” ishte në qytetin e Lushnjës. Një zonjë ank...
Në 11 Prill të këtij viti “Stop” transmetoi një rast nga f...
Në Fiks u ankuan tre vëllezër nga fshati Peshkëpi i Vlorës...
CNA siguron të tjera dokumente ekskluzive që ndoshta d...
Banorja që tregoi problemin për emisionin investigative is...
Prej kohësh tashmë, “Stop” ka trajtuar problemin e dhënies...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...