LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qindra dokumente po verifikohen”/ Gazetari Fundo zbardh komunikimet me SPAK për inceneratorin e Tiranës

11 Dhjetor 2023, 23:15, Aktualitet CNA
“Qindra dokumente po verifikohen”/ Gazetari Fundo zbardh komunikimet
Gazetari Elvi Fundo

Gazetari Elvi Fundo ka konfirmuar se ka pasur një komunikim ditën e sotme me SPAK.

Fundo bën me dije se i është thënë se dosja e publikuar së fundmi për inceneratorin e Tiranës është vetëm pjesa e parë e hetimit.

Sipas tij, janë me mijëra dokumente të tjera, prova që po verifikohen.

Fundo thotë se shteti duhet që të veprojë dhe të kapë Mërtirin dhe Zoton.

“Sot në mesditë kam komunikuar me SPAK. Më është thënë zyrtarisht. Dosja është vetëm pjesa e parë e hetimit, kjo që ka shkuar në gjykatë. Në SPAK janë me qindra faqe të tjera dokumentesh që po verifikohen. Dhe Këlliçi e ekspertët e opozitës kanë çuar. Më kanë thënë që hetimi nuk do të ndalet deri momentin e fundit.

E rëndësishme është që Klodian Zoto është në Tiranë dhe vjen vërdallë ditë e natë. Një shtet i tërë nuk na gjeka dot 2 palaço. Edi Rama le t’i rrijë atij kryeministrit atje dhe ta marrë për veshi Mirel Mërtirin. Shteti shqiptar ka bërë disa toleranca me vjedhjet, abuzimet. Ka një përgjegjësi të madhe Rilindja. Kjo është vetëm pjesa e parë, janë mbi 1 mijë faqe të tjera dokumente. Tek 12 milionë euro që nuk i dimë janë paguar për mediat për të thënë sat ë bukur dhe të mirë janë. Media do reklamë, po, por jo ortakëri.”, tha Fundo/ CNA

Lajmet e fundit nga