LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku shkuan 110 milionë eurot që mori kompania e inceneratorit të Tiranës

22 Nëntor 2023, 13:36, Editorial REDAKSIONALE
Ku shkuan 110 milionë eurot që mori kompania e inceneratorit të
Iinceneratori i Tiranës

SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë një njoftim publik, deklaron se bëhet fjalë për miliona euro, evazion, fshehje, korrupsion me zyrtarët e lartë, e gjitha e drejtuar nga njeriu që ka zbatuar skemën, Mirel Mërtiri.

Ky i fundit, ortak i Klodian Zotos dhe bashkëjetues i Stela Gugalljës "ndërtuan" 2 inceneratorët, ndërsa të tretit i morën paratë dhe nuk e ndërtuan fare.

Ku shkuan 110 milionë eurot që mori kompania e inceneratorit të
Fotomontazh - Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto

Dokumentet kanë provuar se Mirel Mërtiri është “truri”, dokumentet kanë provuar se kompania koncesionare u ndërtua nga Klodian Zoto. Dokumentet kanë vërtetuar dhe tashmë administrohen nga SPAK, se Mirel Mërtiri drejton çdo operacion dhe së bashku me Klodian Zoton dhe me zyrtarë të lartë të shtetit mashtruan për të vjedhur shuma të mëdha parash.

Mashtruan shtetin shqiptar, pasi kompania nuk kishte në gjendje 128 milionë euro investim ashtu siç ka deklaruar, por ka marrë disa kredi në bankat e nivelit të dytë dhe më pas, në kundërshtim me ligjin, pa marrë leje në ministrinë përkatëse të linjës, ka shitur aksionet e kompanisë mëmë formalisht, te disa biznese, duke i quajtur aksionerë të fjetur, të cilët në fakt ishin thjeshtë dhe vetëm personat që do të gjenin financimin dhe do të merrnin 25% të totalit të shumës që do të siguronin.

Pra, rreth 25 milionë euro në 100 milionë euro financim që do të siguroheshin për inceneratorin e Tiranës, i cili edhe sot pas 6 vitesh nuk ekziston.

Janë 6 vite pa një muaj nga dita që është firmosur kontrata koncesionare dhe kompania ka marrë rreth 110 milionë euro që janë para nga taksat e shqiptarëve, para të biznesit privat të Shqipërisë, para të paguara edhe nga buxheti i shtetit nëpërmjet fondit të pakushtëzuar apo Bashkisë së Tiranës.

Ku shkuan 110 milionë eurot që mori kompania e inceneratorit të
Bashkia e Tiranës

Nga këto miliona euro, kompania pretendon se ka investuar rreth 30 milionë, por në fakt në bazë të një dokumenti, i cili është bërë publik dhe është në duart e SPAK, deklarimi i vërtetë është 22 milionë euro për investimin e kryer dhe sot nuk ka incenerator në Tiranë, është ende landfill i vjetër, një mal i madh me plehra, një situatë emergjence.

Ku shkuan 110 milionë eurot që mori kompania e inceneratorit të
Dokumenti që tregon se kompania e inceneratorit të Tiranës ka investuar 22 milionë euro

22 apo 30 nuk kanë rëndësi, ku shkuan 80 milionë euro të tjera është pyetja, ku kompania koncesionare nuk ka tek investimet e saj pajisje, pjesë inceneratori të porositur e të tjera si këto, thjeshtë dhe vetëm janë pagesa të kryera për nënkontraktorë dhe shërbime të tjera, që nga milionat e eurove që janë paguar për media, kompani ndërtimi e të tjerë si këto.

Pjesa tjetër e parave nuk dihet ku kanë shkuar dhe këtë nuk mund ta thotë askush deri tani, as SPAK-u. Akuzat vazhdojnë, inceneratorët i ka bërë Arben Ahmetaj, nuk ka gisht Damian Gjiknuri, i ka bërë me Klodian Zoton, nuk ka gisht Mirel Mërtiri.

Këto janë pjesë e propagandës mediatike të bandës së gazetarëve të Rilindjes që janë paguar me miliona euro nga inceneratorët, shumë prej tyre të provuar tashmë në dosjen e SPAK-ut.

Përtej propagandës dhe gënjeshtrave të përditshme, janë pjesë e dosjes dhe po hetohen.

E vërteta e dosjes së inceneratorëve është një, inceneratorët janë vullnet i Rilindjes, vullnet i partisë në pushtet, ku kanë qenë në dijeni e gjithë qeveria, që nga kryeministri dhe të gjithë kryetarët e bashkisë, të cilët nga i pari tek i fundit prej të paktën 3 vjetësh apo më shumë duhet të kishin reaguar ndaj aferës së inceneratorëve, duhet të kishin ndalur pagesat, duhet të kishin kryer hetimet e tyre, duhet të kishin kryer kontrollet e tyre.

Në 6 vite në inceneratorin e Tiranës, institucionet, njësitë e zbatimit të projektit nuk kanë ushtruar detyrën, Kontrolli i Shtetit ka kapur shkelje flagrante.

Ku ishin institucionet e tjera? Ku ishte ministria që paguante paratë? Ku ishin Tatimet? Ku ishte Bashkia e Tiranës, e cila kontrollonte çdo vrimë të kryeqytetit dhe nuk dinte se çfarë ndodhte tek inceneratori?

Ku ishin kryetarët e bashkive në qytetet ku u ndërtuan inceneratorët, të cilët shpallën emergjencat, por sot janë prapë në situatë emergjence?

Ku ishte kryeministri? Nuk dëgjoi kur bërtisnin gazetarët, dilnin fakte e prova, por gjithmonë moho e moho politikisht e dërgoi situatën në Sharrë në prag të një katastrofe dhe të një skandali të madh politik, që jo vetëm do t’i marrë pas shumë nga ministrat e tij.

Qytetarët nuk kërkojnë hakmarrje dhe as gazetaria kërkon burgosje, por faktet dhe provat e publikuara nga media tregojnë se një sërë zyrtarësh të lartë janë përfshirë në një aferë të madhe kriminale korruptive.

Në Tiranë janë marrë 110 milionë euro, sot nuk ka incenerator dhe kryeqyteti është në prag katastrofe, por përballë saj qëndrojnë edhe 80 milionë euro, të cilat nuk dihet se ku kanë shkuar.

Pra, SPAK përballë skemës dhe emrave të përveçëm, duhet të zbardhë procedurën e plotë për inceneratorin e Tiranës si dhe nga ana tjetër duhet t’u tregojë shqiptarëve ku shkuan paratë.

Ku shkuan 110 milionë eurot që mori kompania e inceneratorit të
SPAK

SPAK duhet të sekuestrojë çdo pasuri të mundshme të individëve të përfshirë në këtë aferë dhe t’u kthejë pas shqiptarëve paratë e grabitura nga banda korruptive kriminale e inceneratorëve, p?7rfshi këtu dhe mediat.

Inceneratorët që nuk punojnë, që nuk janë përfunduar dhe që nuk ekzistojnë, që prej vitit 2014 i kanë kushtuar buxhetit të shtetit, shqiptarëve dhe biznesit rreth 178 milionë euro në total, nga Elbasani ku inceneratori nuk punon, nga Fieri ku ende nuk ka përfunduar dhe kërkon disa miliona euro të tjera investim, dhe në Tiranë, ku janë paguar rreth 110 milionë euro, por inceneratori nuk ekziston./ CNA

09:35 Editorial Diana Ziu

Një letër pa moral!

Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...

Lajmet e fundit nga