"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për kongresin e tyre, një kongres që u njoftua për në shtator, u shty për në nëntor e më pas përfundoi në dhjetor.
E gjithë historia ishte në një fjalë në rrethet mediatike, Kongresi po shtyhej për shkak të disa goditjeve të forta që priteshin të bëheshin nga SPAK. Nga ana tjetër lëvizje të shumta të kryebashkiakut Veliaj drejt SHBA-së si dhe deklarime të forta se Bashkia e Tiranës ishte e paprekshme.
Jo vetëm kaq, por pikërisht gjatë momentit të fundit, kur fliste Edi Rama, momentit final të kongresit dhe shpërthimeve të saj, u vu re një tronditje, fytyra të mërzitura dhe fjalë se kishte pasur arrestime dhe do të vazhdonin.
Kështu ndodhi, me urdhër të SPAK, prokurori Dritan Prençi kishte firmosur 15 urdhër-arreste zyrtarësh të bashkisë deri në nivele Drejtorësh të Përgjithshëm, që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve, anëtarë komisionesh, specialistë, drejtorë, por për ata që mendojnë se ka një shpërthim të kontrolluar dhe gjithçka është e mbyllur duhet të presin edhe pak.
Dosja e Tiranës nuk është me 15 persona, ajo ka edhe disa dhjetëra të tjerë, ka edhe zyrtarët më të lartë të bashkisë nën hetim dhe SPAK është ende duke vepruar, duke duke zhvilluar një proces me verifikim dokumentesh, faktesh dhe provash.
SPAK me urdhër-arrestet e firmosuara dje të ekzekutuara në momentin kulminant kur Rama na shpalli ndryshimet e mëdha që do t'i vinte Shqipërisë, pasi i kishte bërë një përshëndetje drejtësisë dhe tashmë ka marrë në dorë flamurtarin se është ai që e ka bërë atë, nuk janë ndërkombëtarët, ezkekutoi arrestimet e drejtorëve të Bashkisë Tiranë, institucioni me mitin e të paprekshmëve.
Ra miti i paprekshmërisë në Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët të korruptuar janë të akuzuar në SPAK, jo vetëm për inceneratorët, por edhe për skemat e ndërtuara me familjarë të tyre për të marrë fondet e tërmetit.
Nga ana tjetër, SPAK dje çoi për skrap kongresin, zhduki çdo lajm nga ekranet, kaloi në pozicion të parë, a thua se donte të jepte mesazhin që e vërteta e atij kongresi ishte ajo parti ka krijuar aferën më të madhe korruptive në 30 vite, aferën e inceneratorëve, e pasur nga afera e check-up, e pasuar nga afera e sterilizmit, korrupsioni i PPP-ve, skandeve dhe aferave që nuk ndalen.
Dje SPAK na çoi për skrap kongresin që ishte shtyrë aq shumë dhe ishte përgatitur me aq shumë kujdes për një show spektakolar që e fillonte Elisa Spiropali dhe e mbyllte Edi Rama.

"Skënderbeu" priste lajmet se kishte bërë një fjalim të bukur, së bashku me urimin për festat e fundivitit dhe si dhuratë mori nga SPAK fletëarrestet, si dhuratë mori nga SPAK prangat për disa nga autorët e aferës së inceneratorëve, pasi është thjesht dhe vetëm një grup.
Ka ende të tjerë persona nën hetim në lidhje me këtë çështje sepse SPAK tashmë ka disa mijëra faqe dokumentesh, fakte dhe prova të patjetërsueshme, të pakontestueshme dhe gjithçka nuk do të mbyllet tek Taulant Tushja dhe jo vetëm politikisht.
Brenda në hetim ka surpriza që ndoshta do t'i hapin sytë dikujt që ende mendon se SPAK është nën kontrollin e Ramës.
SPAK dje bëri detyrën, e çoi për skrap Kongresin e Rilindjes./CNA
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...