LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet skandali/ Ja si po zhvaten 178 milionë euro

29 Shtator 2018, 13:36, Aktualitet CNA

Kreu i Departamentit të Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ditën e djeshme ka treguar një të vërtetë të hidhur për banorët, të cilët sipas tij, do të shpronësohen për tokat ku do të ngrihet inceneratori i Tiranës me një shifër qesharake.

Ndërsa sot, Malltezi ka reaguar sërish në lidhje me dëgjesën që përfaqësues të qeverisë kanë mbajtur dje në një takim shpjegues për banorët e kësaj zone.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se ?Dje isha deshmitar i nje ?degjese mjedisore? krejtesisht te vecante ne llojin e vet. Po shkruaj 11 vecorite e saj qe jane krejtesisht unike dhe zor se i gjen kund edhe ne vendet me te prapambetura te botes?.

Ndërsa më tej, Malltezi thekson se ?Rama, Ahmetaj dhe Klodian Zoto po vjedhin se bashku 178 milione euro per 3 inceneratore ?

Postimi i plotë:

Dje isha deshmitar i nje ?degjese mjedisore? krejtesisht te vecante ne llojin e vet. Po shkruaj 11 vecorite e saj qe jane krejtesisht unike dhe zor se i gjen kund edhe ne vendet me te prapambetura te botes.
1. Degjese publike ku asnjeri nga folesit/ekspertet e paguar nuk njihte pronaret e kompanise per te cilen po punonin nuk kish ndodhur ndonjehere.
2. Degjese publike per nje ndotes kaq te madh qe do djege 800 ton plehra cdo dite ku te mungoje Bashkia dhe Ministria e Mjedisit nuk kish ndodhur ndonjehere.
3. Degjese publike per nje djeges ku askush nuk thoshte dot se cfare lloji/firme do jete impianti djeges nuk kish ndodhur askund asnjehere. Treguan nje skice funksionimi nga internet por jo firmen e impiantit qe cdokush te dije sa kushton dhe cfare emetimesh ka ne natyre. Cdo makine ka kartelen teknike psh Fiat harxhion x litra karburant dhe cliron y sasi gazrash, Audi ka skeden e vet teknike, ndersa per impiant djegesi nuk ka fare skede teknike dhe as kompani kush e prodhon?! Kjo eshte per cmim Guinness. Tregon qe do e bejne me pjese nga djeges qe perendimi i con per skrap.
4. Degjese publike me 25 bodigarda dhe roje qe rrethonin publikun nuk me kish rene rasti kurre te shihja me pare. As thesari i shtetit nuk ruhet me 25 bodigarda. I bie qe ose plehrat e sharres jane me te vlefshme se thesaret e shtetit, ose qe 128 milione euro per nje djeges eshte me e dashur se cdo thesar
5. Degjese publike ku te lene te degjosh 2 ore ne diell te hapur (qe t?i lodhin) dhe pastaj nuk duan te lejojne komente por vec pyetje kjo vec tek ata qe perlajne 128 milione euro para publike pa asnje transparence mund te ndodhe
6. Degjese publike qe te nderpresin mikrofonin qe mos degjohesh me pasi ne 6 minuta te kane nderprere 8 here nuk me kish rene rasti ndonjehere.
7. Degjese publike me disa provokatore te mirepaguar qe nuk duan te lejojne te flasi kushdo por vec ato qe don kompania, kjo nuk ndodh kund pervecse tek ata qe perlajne 128 milione euro pa publikuar as kontraten
8. Degjese publike ku folesja/eksperte te genjeje se kinse nuk ka dale ende cmimi i tokes nderkohe qe ka disa muaj qe qeveria ka nxjerre VKM per fondin e shpronesimeve kjo nuk me kish rastisur ndonjehere. Cmimi i shpronesimeve te tokes sipas qeverise i del sa cmimi me te cilin gruaja e edi rames kinse-bleu token ne Surrel, pra me 2 euro per m2!
9. Degjese publike ku pasi rri pret 2 ore ne diell, te degjeneroje procesi nga provokatoret e atyre qe perlajne 128 milione euro dhe mos flasin dot as 3 perfaqsues dhe te prishet takimi nuk me kish rene rasti ndonjehere. Provokatoret qe kish zgjedh qeveria ishin te papare: nga njera ane nuk pranonin qe banoret te hapnin goje per cmimin qesharak te shpronesimit, ndersa perfaqsuesve te opozites ju mburreshin me punen e madhe qe ishte bere dhe sa mire jetonin njerezit ne Sharre sot. Edhe nje agjent shitjesh imobiljare ne Paris nuk besoj te lavderoje aq shume mrekulline e jeteses aty aq sa e lavderonte jeten ne Sharre nje provokatore e qeverise.
10. Degjese publike ku ndonese thuhet se materialet jane ne ëebsite, por ëebsite i bashkise tregon ?error? vec ne Shqiperi ndodh. Dhe materialet qe thuhet se mund te gjenden jane vec ato qe tregojne se si ka qene gjendja ne 2001, si eshte ne 2018 por asnje fjale per impiantin qe do instalohet, cfare lloji eshte, cfare kapaciteti ka, cfare emetimesh leshon etj.
11. Degjese publike ku me pas ne mediat e tepsise shfaqen vec pamje te italianeve te lumtur dhe asnje debat as nga opozita dhe as nga banoret sikur nuk kish ndodhur asgje nga keto, kjo ndodh vec kur mediat perlyehen keqaz ne balten e perlarjes se parave publike permes reklamave nga Rama, Ahmetaj dhe klodian zoto qe po vjedhin se bashku 178 milione euro per 3 inceneratore (128 milione per Tiranen, 22 per Elbasanin dhe 28 per Fierin).

Lajmet e fundit nga