LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Pse nuk u arrestua djali i deputetit?/ Ja si përgjigjet Rama

29 Shtator 2018, 13:22, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama gjatë takimit të sotëm në Korçë, ndër të tjera ka reaguar edhe në lidhje me pretendimet për dhunimin e Xhisiela Malokut, nga djali i një prej deputetëve të grupit të tij parlamentar.

Kreu i qeverisë ka deklaruar  se mbështet deri në fund zbardhjen e të vërtetës për pretendimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit, duke shtuar se për qeverinë e tij, askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin.

I pyetur pse nuk është arrestuar djali i deputetit të PS, i cili sipas ekspertizës mjekësore ka dhunuar vajzën nga Fushë-Kruja, kryeministri Rama tha se është prokuroria ajo që duhet të vijojë hetimet, dhe më pas gjykata do të japë verdiktin e saj. Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur në krah të vajzës, duke theksuar se ajo tashmë meriton drejtësi, dhe bëri apel që të mos përdoret si ?mish për top? për qëllime politike.

?Arrestimet nuk i bën qeveria, nuk i bën kryeministri, se po t?i bëja unë do kishit parë shumë deri tani, por fatmirësisht s?kam asnjë detyrë për këtë gjë, asnjë përgjegjësi, dhe është Prokuroria ajo që duhet të kryejë deri në fund hetimet, dhe të marrë vendimet për ta çuar hetimin drejt gjykimit. Ndaj jo vetëm unë, dhe as ju, nuk bëjmë arrestime. Ndërkohë që diskutojmë për këtë çështje, dhe bëjmë shumë mirë që diskutojmë, po ridhunohet publikisht vajza, jo vetëm nga PD, por edhe nga mediat, nga këndvështrimi im. Nga ana tjetër, deputeti duhet të hetohet njësoj si gjithë të tjerët nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces të drejtpërdrejtë. Por fakti është se askush nuk ka mundur të bëjë asgjë, edhe nëse ka tentuar, sepse policia e ka respektuar procedurën nga A te Zh, dhe ky është fakt. Le të shkojë kushdo ta hetojë. Shqipëria ka një ligj, ku çdokush mbi 18 vjeç përgjigjet vetë para ligjit, dhe askush nuk mban përgjegjësi përveçse ai që është përgjegjës, vajza meriton drejtësi, dhe të gjithë duhet t?ia kursejnë abuzimin, dhunimin, dhe përdorimin si ?mish për top?, për qëllime politike. Ndaj është prokuroria që duhet të çojë deri në fund hetimin, dhe pastaj i takon gjykatës të vendosë atë që duhet. Ne jemi në krahun e vajzës pa asnjë ekuivok. Për ne askush nuk është mbi ligjin, dhe jo djalë deputeti apo deputet. Dhe këtë e kemi treguar sa herë ka qenë nevoja?, u shpreh kryeministri Rama.

Lajmet e fundit nga