LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët i braktisin protestën Bashës

29 Shtator 2018, 11:37, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama është pritur me protesta nga disa qytetarë të Korçës paraditen e sotme. Me pankarta në duar, përkrahës të Partisë Demokratike kanë protestuar disa minuta para se kreu i qeverisë të zhvillonte aktivitetin e organizuar me qytetarët e Korçës, ?E gjithë vëmendja për ju?. Protesta e zhvilluar pranë ?Shtëpisë së Flamurit? dhë në fokus kishte dhunën ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit të PS-së.

Por, ajo çfarë ka rënë në sy është braktisja e protestës edhe nga vetë deputetët e Bashës. Megjithëse protesta ishte lajmëruar që dje dhe pritej të fillonte rreth orës 11:00, në fakt ajo filloi rreth orës 13:00, dhe pjesëmarrës ishin qytetarë kryesisht nga Devolli dhe Pogradeci, bashki të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të PD-së.

Përveç braktisjes nga demokratët e Korçës, protesta është braktisur edhe nga deputetja Valentina Duka, e cila është edhe kryesuese e listës së Bashës në Korçë si dhe sekretari i aksionit qytetar, deputeti Ervin Salianji.

Aksionin qytetar e udhëhoqi djali i Fahri Balliut, deputeti Klevis Balliu, i cili ishtë si një luan i vërtetë në përballje me forcat e rendit publik.

Foto+video-Çuni i Fahriut i bën ?gjëmën? Ramës/ Shikoni si u prit në Korçë

Lajmet e fundit nga