LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Trump i telefonon Lulzim Bashës

29 Shtator 2018, 12:58, Aktualitet CNA

Dje CNA.al i drejtoi një letër presidentit të SHBA-ve, SHTZ Donald Trump dhe kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Një letër me shumë dashuri dhe me shumë sinqeritet nga ana jonë, pas daljes televizive të Lulzim Bashës, i cili kërkonte revolucion, por qahej se nuk e linte Trump me Merkel. Pa folur pastaj për të gjitha budalliqet e tjera dhe sa qesharak u bë Lulzim Basha në emisionin ?Të paekspozuarit? e Ylli Rakipit.

Por, pas letrës tonë ka ndodhur ajo që nuk pritej. Vërtetë Donald Trump ka telefonuar Lulzim Bashën. Stafi i tij dhe mesa duket njerëzit diku e kanë parë sikletin e Lulit dhe miku i madh i shqiptarëve ka bërë atë që duhej. Ka telefonuar Lulin. Në mësuam se Luli i ngazëllyer nga telefonata e Trump po i merrej goja dhe ju drejtua me fjalët, ?Zoti President, nuk e di ç?ju thonë për mua, por unë ju dua shumë. Ju dua më shumë se Edi. Ai ka ardhur dhe ju ka sharë. Ai ka thënë për ju se jeni fatkeqësia e botës. Unë nuk e kam bërë këtë. Edhe unë kam shkuar tek Hillary Clinton tek konventa e demokratëve, por unë nuk isha kundër teje. Edhe unë jam me Sorosin, por unë s?jam kundër teje. Ai është kundër teje. Ai të ka sharë e unë s?të kam sharë. Unë jam djalë i mbarë?.-u mësua nga burime konfidenciale t?i ketë thënë Lulzim Basha presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Më tej, disa burime pranë Fatbardh Kadillit dhe Grida Dumës, që nuk shkojnë aq mirë sa duhet me njëri-tjetrin, na sollen ne disa informacione, duke na thënë se presidenti Trump i kishte folur shumë mirë Lulit, duke i thënë: ?Lulzim, unë ty të dua shumë. Unë ty të dua më shumë se Edin, megjithëse vetëm ai më kupton mua, ashtu siç ndodhi te konferenca e NATO-s, ku vetëm ai mori vesh se çfarë unë thashë. Prandaj, ti mos ki frikë. Shko dhe bëj revolucionin tënd, pastaj shohim e bëjmë?.

Por, një tjetër personazh i rëndësishëm në PD, Edmond Spaho, duke folur me një mikun e tij në një drekë të fortë me verë e peshk, ka thënë: ?Trumpi ka thënë shko te revolucioni, por unë e di që ti ke frikë. Edhe unë e di si Trumpi që Luli s?bën dot revolucion. Se Lulit nuk i shkon pas askush. As unë nuk i shkoj nga pas. Unë i vete se kështu më thotë doktori, ashtu siç i shkon dhe Edi Paloka. Por, tani ne kemi shpresë. Luli mund të marrë një çik kurajo dhe të shkojë drejt revolucionit.?.

Por, një tjetër burim nga PD-ja, edhe ky shumë i konfirmueshëm dhe i besueshëm, shumë afër Lulzimit, vetë Enno Bozdo ka thënë se Trump i ishte shprehur Lulzim Bashës se ?Ti more djalë, jo që revolucion nuk bën dot, por ti nuk nxjerr dot as 50 vetë në rrugë, se ke hallin e kunatit, ke hallin e vjehrrit, ke hallin e parave. Ah more Luli, more Luli, ti je djalë i mirë, por nuk je për këtë punë?-mësohet ti ketë thënë Enno një shokut të tij për bisedën e Trump me Bashën.

E gjitha kjo përmblidhet me dy fjali. Mesa duket presidenti i SHBA-ve, i ka hapur rrugën Lulit për të bërë revolucion, për të bërë protesta, por Luli e di që nuk e bën dot dhe pritet që të ketë dhe një komunikim me kancelaren Merkel për të vendosur se çdo bëjë më tej me fatin e tij dhe të opozitës.

Qeshni, mos qani!-satirë politike/ CNA.al

Për revolucionin: Mos e merrni Lul Bashën në telefon/ Një lutje presidentit Trump dhe kancelares Merkel

Lajmet e fundit nga