LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për revolucionin: Mos e merrni Lul Bashën në telefon/ Një lutje presidentit Trump dhe kancelares Merkel

28 Shtator 2018, 09:18, Aktualitet CNA
Për revolucionin: Mos e merrni Lul Bashën në telefon/ Një

Ndoshta nuk do ta lexoni, ndoshta nuk do ta kuptoni, ndoshta do të çuditeni, por të paktën ta marrin këta zyrtarët tuaj këtë letrën tonë të sinqertë drejtuar ju shkelqësi të nderuar Zoti President, Donald Trump dhe Zonja Kancelare, Angela Merkel.

Ju lutemi, në emër të demokratëve, në emër të shqiptarëve të paktën ta shikonim një herë të bëhet burrë, se një e dy e thotë se kush kalon mbi trupin tim, po e kalojnë të gjithë me radhë. Del e thotë rezolucion s?bëj dot. Doktori thotë për revolucion, ky del e thotë mund të quhet grusht shteti se më merr Merkeli me Trumpin në telefon.

Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Të Paekspozuarit? e Ylli Rakipit në Neës 24, ka është shprehur se nuk bën dot revolucion se i thonë Merek dhe Trum që e mori pushtetin me dhunë.

?Po të bëj thirrje për të rrëzuar Ramën me dhunë është grusht shteti. Po të dalë populli atje, është forca e sovranit. Unë se kam problem që të thërras që nesër 10 mijë militantë dhe e rrëzoj Ramën por çfarë ndodh. Del Trumpi, Merkeli dhe thonë që Basha e mori pushtetin me dhunë?-tha mbrëmjen e djeshme Basha.

Prandaj, aman ju lutemi, në emër të demokratëve, në emër të gjithë shqiptarëve, po ju lutemi të mos e merrni në telefon. Po këta zyrtarët këtu të Ambasadës, po mos e merrni dreqi e mori. Na e bëni këtë nder, lëreni të bëjë revolucion aman. Edhe ky të paktën piqet, edhe ta bëjmë içik shqiptarçe. Edhe mishi të piqet, edhe helli mos të digjet, se ja ky do vejë, do bëjë sikur do bëjë revolucion dhe prap do ikë. Dhe prandaj ju lutemi, si t?jua shprehim, si t?jua kërkojmë, se ky tani ka frikë se mos e marrin në telefon, prandaj nuk shkon të bëjë revolucion.

E ka nga frika, e ka nga paaftësia, a e ka se nuk i vete njeri prapa dhe këtë ai e di, kjo është tjetër punë. Por, juve të paktën dilni e thoni nuk e marrim në telefon mo fare! Do ta lëmë të bëjë revolucion!

Ta shohim ta bëjë pa, dreqi ta marrë pastaj, të dali ku të dali. Dhe ti popull dil e rrëzo Ramën se të vjen Luli pas, vetëm i pari s’del dot./CNA.al

Rrëzimi me dhunë i Ramës?/ Basha zbulon arsyen pse nuk i mbledh qytetarët

Nuk mbajnë dot të qeshurën/ Analistët tallen me Bashën

Lajmet e fundit nga