LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo vetëm Taulant Tusha/ Të arrestuar, disa drejtorë të Veliajt

8 Dhjetor 2023, 20:41, Aktualitet CNA

Jo vetëm Taulant Tusha/ Të arrestuar, disa drejtorë të

Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, SPAK ka bërë hapin e radhës në lidhje me aferën 110 milionëshe.

SPAK ka lëshuar 16 urdhër-arreste për aferën në Tiranë, mes të cilëve është edhe emri i Taulant Tushës, drejtorit Përgjithshëm të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Por CNA ka mësuar se Tusha nuk është i vetmi drejtor për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestim.

Burime bëjnë me dije se gjithashtu, në listën e personave të arrestuar janë disa drejtorë të tjerë të kryebashkiakut Erion Veliaj, emrat e të cilëve nuk dihen ende.

Ata janë hetuar edhe për çështje të tjera, jo vetëm për aferën në inceneratorin e Tiranës.

Mësohet se drejtorët e Ramës krijuan skema kompanish me familjarë për të përfituar tendera dhe fonde publike.

Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Dritan Prençi, i cili ndoqi hetimet për këtë aferë.

Arrestimet për rastin e Tiranës i paralajmëroi më herët ditën e sotme edhe gazetari Elvi Fundo.

SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, pasi u faktua afera, e cila kishte në krye Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin./ CNA

Lajmet e fundit nga