Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani koncesionare që ka marrë mbi 110 milionë euro nga shteti shqiptar, po përpiqet të trajtohet nga propaganda e mediave të Rilindjes dhe bashkëpunëtorët gjobaxhinj të Mirel Mërtirit si çështje e një individi, si një problem i thjeshtë mashtrimi, si një incenerator që do të ndërtojë se ka afate të tjera ligjore, se mund të na mundë në Arbitrazh e të tjera si këto.
Në fakt, historia e landfillit të Tiranës nuk është historia e një individi dhe e një mashtrimi sepse SPAK-u deri tani ka ngritur disa akuza, korrupsionin, pastrimin e produkteve të veprës penale, mashtrimin etj.
Këto, vepra penale të bëra në bashkëpunim dhe jo nga një individ. Gjithçka nuk shkon vetëm te Tirana, por shkon te Fieri, shkon tek Elbasani dhe sipas ekspertëve ligjorë, të cilët kanë folur publikisht, çështja duhet të ishte trajtuar si një dosje e vetme, ku kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
Dhe për më tepër, dikush e shikon si çështje mafioze, dikush si çështje politike, dikush si çështje korrupsioni.

Në fakt, mafia po përplas brirët.
Mjafton të kuptojmë pak nga filmat e vjetër “La Piovra”, (Oktapodi) i dhënë gjerësisht në televizionet shqiptare pas viteve ’90 se si funksiononin skemat e mafies për të rrëmbyer fonde, të cilat nuk i dërgonin në destinacionin e duhur. I qarkullonin, i dërgonin ku të donin dhe i kthenin sërish pastaj të shumëfishuara.
Në rastin e inceneratorëve janë marrë mbi 110 milionë euro dhe askush nuk jep llogari, thjeshtë dhe vetëm gënjehet. Gënjehet me investimet, diku dalin 22 e diku dalin 30 milionë euro.

Për ata që janë kuriozë dhe luajnë me shifrat, landfilli i Tiranës ka paga vetëm 140 mijë euro në muaj. Pra, gjatë gjithë vitit, me një aritmetikë mjaft të thjeshtë, janë 1 milion e 680 mijë euro rroga në vit, ndërkohë që kompania të ardhurat sipas deklarimit të vitit 2021 i ka 25 milionë euro dhe një fitim rreth 8 milionë euro.
Në qoftë se do të llogarisim drejtpërdrejt gjithçka, çdo transaksion që ka bërë kompania, fitimi shkon gati 30% dhe në total shpenzimi për rrogat është gati 5%.
Për ata që duan të vërtetën, të kuptojnë se çfarë ndodh, është se në bazë të një kontrate koncesionare sot pas 6 vjetësh inceneratori duhet të ishte ndërtuar.
Kompania pretendon se leja i është dhënë në 2020-ën, megjithëse ka punuar nga viti 2017 deri në vitin 2020 dhe ka marrë mbi 30 milionë euro në ato 3 vite.

Edhe sikur të marrin 2020-ën si datë të dhënies së lejes siç pretendon kompania, avokatët e saj dhe gjobaxhinjtë që mban vërdallë sot një nga linjat duhet të ishte në punë.
Në 3 vitet e para duhet të ishin investuar më shumë se 100 milionë euro sipas aneks-kontratës së firmosur të investimit nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, e cila duhet të kishte edhe njësinë e zbatimit të projektit për ta monitoruar, një monitorim që nuk bëhet prej vitesh, ndërsa paratë transferohen nga qeveria te Bashkia e Tiranës dhe nga bashkia te kompania e inceneratorit.
Kjo është e vërteta e inceneratorit të Tiranës me pak fjalë dhe e gjithë kjo histori miliona euroshe që blen media si mall në tregun çam kërkon të shitet si historia e një individi të vetëm.
Mirel Mërtiri pretendon dikush se e ka bërë vetëm të gjithë skemën, dikush tjetër pretendon se e ka bërë Klodian Zoto me Arben Ahmetajn, dikush tjetër thotë që e kanë bërë të tre, por kanë qenë edhe nënkontraktorët.
Në fakt, historia nuk është e tillë.
Historia fillon me një të vërtetë të madhe. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë bashkëpunëtorë të vizionit dhe qasjes që kishte qeveria shqiptare dhe Partia Socialiste për inceneratorët, duke hequr dorë nga projekti fillestar i landfilleve.
Miel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë ushtarët e zbatimit të një projekti gjigant, që gjithkush mund të drejtojë gishtin dhe të thojë mafioz, pasi kemi në Elbasan një incenerator që do 2 milionë euro që të mbahet ndezur, ende në Fier nuk ka përfunduar nga viti 2016 që ka filluar projekti sepse kërkon dhe disa miliona të tjera dhe në Tiranë janë marrë mbi 110 milionë euro dhe inceneratori nuk ekziston.
Kjo mund të quhet thjesht një projekt mafioz me vjedhje, abuzime, evazion, korrupsion që shkon sa te biznesi, sa te mediat, sa tek institucionet e shtetit shqiptar, sa te kryeministria, te bashkitë e deri te zyrtari i fundit që duhet të ishte rojtar i taksave të shqiptarëve që paguheshin, por në fakt të gjithë u kthyen pjesë e një grupi kriminal, që pa diskutim mund të quhet mafia e inceneratorëve./ CNA
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...