web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DOKUMENTI/ Drejtorët e Veliajt refuzuan të raportonin për inceneratorin e Tiranës

15 Dhjetor 2023, 13:15, Politikë CNA

DOKUMENTI/ Drejtorët e Veliajt refuzuan të raportonin për

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme të tjera dokumente për aferën me inceneratorin e Tiranës. 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe Belind Këlliçi denoncuan me dokumente se dy vite më parë zv/kryeministrja Belinda Balluku ka emëruar me një shkresë të veçantë, drejtuesin e njësisë së monitorimit të punimeve dhe funksionimit të sipërmarrjes së Sharrës, Henrik Hysenbegasi.

Berisha denoncoi se që nga dita e emërimit të Henrik Hysenbegasit, asnjë punonjës i bashkisë, asnjë drejtor i Erion Veliajt nuk është paraqitur në njësinë e monitorimit të projektit për të raportuar apo për të marrë pjesë në mbledhje. 

Sipas Berishës, arsyeja kryesore e mosraportimit kanë qenë për shkak të vjedhjes së të ardhurave që mblidheshin nga taksat e qytetarëve të Tiranës. PD denoncoi se drejtorët nuk pranuan të paraqiteshin, ndërkohë që i detyronin bizneset t’i depozitonin dherat në landfill kundrejt tarifave skandaloze.

Fjala e plotë e Berishës:

Erion Veliaj, i cili kërkon tani të strehohet te kryehajduti i aferës së inceneratorëve, ka përgjegjësi të plotë penale sepse ai ka firmosur kontratën dhe aneksin e saj, në të cilën siç e dini, Bashkia e Tiranës merr të gjitha përgjegjësitë. Edhe asistencë teknike, edhe shpronësimet dhe të tjera me radhë.
Ndërkohë, siç denoncuam një ditë më parë, i ka dhënë kompanisë 600 mijë metra katrorë pa asnjë proces shpronësimi. I ka nxjerrë nga xhepi dhe ia ka dhënë kompanisë.
Belinda Balluku ka emëruar me një shkresë të veçantë, dy vite më parë, drejtuesin e njësisë së monitorimit të punimeve dhe funksionimit të sipërmarrjes së Sharrës.
Që nga dita e emërimit nga zonja Balluku të zotërisë Henrik Hysenbegasi, asnjë punonjës i bashkisë, asnjë drejtor i Erion Veliajt nuk është paraqitur në njësinë e monitorimit të projektit.
Pra, ka sabotuar me ndërgjegje të plotë, me vetëdije të plotë, observimin, detyrimin që kishte, për të monitoruar projektin.
Dhe sabotimi ka vetëm një shkak: vjedhjen e të ardhurave që mblidheshin nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe po kaq të dherave që detyronin bizneset t’i depozitonin kundrejt tarifave skandaloze.
Erion Veliaj sabotoi monitorimin e zbatimit të projektit sepse projekti duhet të ishte vetëm në letër dhe paratë e financuara nga taksapaguesit e Tiranës dhe bizneset, t’i ndante me Edi Ramën dhe hajdutë të tjerë.
Pra, amnistimi që grupi i strukturuar kriminal i SKAP-it, i bëri Erion Veliajt, është një vepër po aq kriminale sa vetë vjedhja e shekullit.
A mundet pra, të arrestohen dy inxhinierë për fajin e vetëm se kanë bërë një propozim, që ua ka sugjeruar vetë Erion Veliaj, por ndërkohë kanë pasur guximin dhe kurajën që në komision të deklarojnë se Bashkia e Tiranës nuk e përballon dot me të ardhura këtë vepër.
Kurse Erion Veliaj shkon dhe jep garanci me shkrim, duke falsifikuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i cili me ligj është organi i vetëm që ka të drejtë të përcaktojë buxhete dhe përdorimin e tij./CNA





Lajmet e fundit nga