Denoncimi/ Subashi i inceneratorit, i faturon 1 milion lekë PD-së për kinoteatrin
Deputeti Luan Baçi ka denoncuar në rrjetet sociale, kr...

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se një rrjet i gjerë zyrtarësh publikë nga institucione qendrore dhe lokale u vunë në dispozicion të interesave të biznesit që ka kushtuar deri më sot rreth 100 milionë euro – por akuzat kufizohen kryesisht te shpërdorimi i detyrës.
Në fund të vitit 2014, një specialist i sapodalë në pension i menaxhimit të mbetjeve merr një ofertë për t'u bërë këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit. Por në të njëjtën kohë, ish- sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako e çon të punojë për llogari të kompanisë “Integrated Technology Services” me aksioner Klodian Zoton.
Vladimir Bezhani ka dëshmuar në Prokurori se meqë pozicioni i tij si këshilltar i ministrit nuk paguhej, Bllako i kishte thënë se për të marrë pagën do ta punësonte te kompania e Zotos.
Investimi u kthye shpejt mbrapsht dhe në procedurat e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, Bezhani luajti një rol të rëndësishëm për ta furnizuar kompaninë e Zotos me të dhëna mbi sasinë e mbetjeve që prodhonte Bashkia e Tiranës si dhe studime të mëparshme të kryera për menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet.
Kjo do të ishte vetëm “maja e ajsbergut” në shkrirjen e funksionit publik me interesat private në aferën e inceneratorit të Tiranës – ku një sërë zyrtarësh të qeverisë qendrore dhe asaj lokale dyshohet se u vunë në dispozicion të projektit koncesionar të përfaqësuar nga dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Gjashtë vjet pas miratimit të kontratës, gropa financiare është e stërmadhe me gati 100 milionë euro të shpenzuara përmes buxhetit të shtetit, tarifës së depozitimit të mbetjeve dhe tarifës së operatorëve privatë për depozitimin e dherave, ndërkohë që inceneratori i premtuar nuk u ndërtua asnjëherë.
Pavarësisht dëmeve, akuzat u kufizuan te shpërdorimi i detyrës për ish-ministrin Lefter Koka dhe 11 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ATRAKO.
Ish-deputeti Alqi Bllako akuzohet për korrupsion, ndërsa Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për veprat penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës zgjatën tre vjet dhe identifikuan shtatë shkelje të mëdha ligjore në procedurat e dhënies së bonusit nga Këshilli i Ministrave, përgatitja e dokumenteve të koncesionit, studimi i fizibilitetit me të dhëna fiktive e deri te fshehja e pronësisë përmes një kompanie guackë në Holandë dhe paraqitja e të dhënave të rreme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Ndërkohë, përfaqësues të opozitës e akuzuan Prokurorinë se kishte amnistuar nga hetimi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.
“Ashtu siç e kisha paralajmëruar, ndodhi amnistria e vjedhjes së shekullit, akti më kriminal në historinë e drejtësisë shqiptare,” deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp./ Reporter.al
Deputeti Luan Baçi ka denoncuar në rrjetet sociale, kr...
Paratë. Në tre vjet të hetimit të inceneratorit të Ti...
SPAK po i shkon në fund çështjes së inceneratorëve. Ja...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimet e zy...
Libri i Fakteve Botërore ka publikuar renditjen e vendeve ...
Pas lëshimit të 15 urdhër-arresteve për aferën e incenerat...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokra...
CNA ka siguruar dosjen e plotë hetimore të Prokurorisë...
Në dosjen e SPAK të siguruar nga CNA është dëshmia e V...
Deputeti Agron Shehaj ka reaguar lidhur me nxjerrjen e...
Dy persona kanë grabitur në një pikë karburanti xhiron dit...
Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policsë së Tiran...
SPAK ka dalë sot me një njoftim zyrtar për aferën me incen...
Një 23-vjeçare ka humbur kontakte me familjen. Ka qen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza mbi gjykatës...
Ish-deputeti Belind Këlliçi thotë se arrestimet e krye...
Ish-deputeti Belin Këlliç thotë se ka dorëzuar në SPAK me ...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në një dalje për mediat...
Një 38-vjeçar, shtetas nga Bangladeshi ka rënë në pran...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...