LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumentet/ Firmat e Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën me inceneratorin e Tiranës

11 Dhjetor 2023, 13:34, Aktualitet CNA
Dokumentet/ Firmat e Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën
Erion Veliaj, Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi

Partia Demokratike ka publikuar disa dokumente ku dallohen firmat e kryeministrit Edi Rama, Sekretarit të Përgjithëm në Kryeministri Ëngjëll Agaçi, kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. 

Në një nga shkresat, cila mban datën 7 dhjetor 2016, kryeministri Edi Rama firmos për miratimin e bonusit prej 8% që t'i jepet shoqërisë "Integated Energy B.V" sh.p.k për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe reabilitimin e vendepozitimeve ekzistuese të Tiranës.

Dokumentet/ Firmat e Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën

Dokumentet/ Firmat e Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën

Rama nëpërmjet dokumentit ngarkon ministrin e Mjedisit të asaj kohe, Lefter Kokën, që të zbatojë këtë vendim. Në dokumente shfaqet edhe firma e Sekretarit të Përgjithshëm Ëngjëll Agaçit si dhe edhe Lefter Kokës

Dokumentet/ Firmat e Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën

Dokumentet/ Firmat e Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën

PD ka publikuar edhe dokumentin, ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vitin 2017 i ka kthyer përgjigje Alqi Bllakos, Sekretarit të Përgjithshëm të asaj kohe në Ministrinë e Mjedisit, se është dakord për studimin e fizibilitetit për këtë projekt.

Ndërkohë në një shkresë të dytë të firmosur nga Veliaj theksohet se Bashkia Tiranë është dakord për të gjithë procedurën si dhe për pagesën 29 euro për ton ose për çdo lloj çmimi tjetër që parashikohet me kontratë. 

Dokumentet/ Firmat e Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën

Dokumentet/ Firmat e Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën

Hetimet e SPAK-ut: 

Theksojmë se për procedurën e dhënies së bonusit, SPAK ka gjetur shkelje dhe ka ngritur akuza ndaj zyrtarëve. 

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, i përbërë nga Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Alba Thomën, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit dhe Bledar Karolin, kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës.

Po kështu, kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit. Pra dokumenti që është firmosur nga Rama rezulton me shkelje. 

Po kështu, sipas SPAK nga aktet e administruara gjatë procedurës rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 euro/ton.

Një shkelje e radhës, që në dokumente mban firmën e Erion Veliajt.

CNA ka raportuar se vijojnë hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe se kjo çështje nuk mund të mbyllet vetëm me arrestimin e disa drejtorëve të Bashkisë Tiranë./CNA

 

Lajmet e fundit nga