
Alqi Bllako është një nga emrat e shumëpërfolur tek afera e inceneratorëve, firma e tij fillon në të gjithë skemën, Elbasan, Fier, Tiranë, në një aferë që shkon qindra miliona euro. Nuk ishte i vetëm, a thua ishte i pamend? A thua e njihte mirë ligjin ky i ri që kishte ardhur me një shkollim të mirë, por i uritur për të mbushur xhepat me aferën e shekullit.
SPAK tashmë e ka pas prangave, ka mundur të sigurojë fakte, prova dhe dokumente që tregojnë si është paguar Alqi Bllako, që nga punësimi i babait të tij Edmond Bllako dhe deri tek blerja e makinerive për fabrikën e tij të birrës në Ersekë. Shpresa se nuk do hapej hetimi për Tiranën dhe gjithçka do mbyllej me disa muaj burg tashmë ka vdekur.
PAK HISTORI
Alqi Bllako ishtë një djali i ri, i cili ishte shkolluar jashtë, djali i Edmond Bllakos, ky i fundit ish-nënprefekt i Ersekës gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Në vitin 2012, ai kalon me LSI dhe djali i tij, bashkohet me Metën dhe socialistët në zgjedhjet e 2013. Bëhet zyrtar në kryeqytet duke u atashuar nga Ilir Meta, fillimisht në krah të Lefter Kokës si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, aty fillon edhe lidhja me aferën e inceneratorëve.

Bllako me LSI-në ecën me shpejtësi në shkallët e karrierës, provohet se sprovohet. Firmat e tij, marrëdhëniet e tij janë nga më spektakolaret. Njerëzit i sjell deri në Tiranë, familjarët i punëson në kompanitë kryesore, fillon dhe zhvillon, korrupsionin e tij më inceneratorët. Ilir Meta e mban nga pas, së bashku me Lefter Kokën, sepse tek afera e inceneratorëve, ata që mendojnë se është vetëm PS-ja e kanë gabim. Një nga çelësat e artë të inceneratorëve është Ministria e Mjedisit, drejtuar nga partia e Ilir Metës deri në vitin 2017.
Kontrata e fundit e Tiranës është firmosur prej Lefter Kokës më parë prej Alqi Bllakos. Nuk mund të thotë askush që LSI nuk është përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe LSI ka filluar të flasë për të vetëm në vitin 2019, pasi Lefter Koka kaloi tek PS-ja.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Alqi Bllako mbështet LSI-në si kandidat dhe është një nga njerëzit kryesorë në qarkun e Korçës. LSI-ja në Kolonjë atje ku Alqi garon me partinë e tij, del forcë e dytë politike duke nxjerrë PD-në e Lulzim Bashës forcë të tretë.
Menjëherë pas atyre zgjedhjeve, Alqi Bllako emërohet Sekretari i Përgjithshëm në Presidencë tek Ilir Meta, por pas pak muajsh Bllako shkarkohet.
Meta zbulon një skandal, Sekretari i tij Përgjithshëm spiunonte gjithçka tek Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm dhe krahu i djathtë i Edi Ramës.
Pas disa momentesh, Meta kupton se zyrtari që ai besonte dhe e kishte mbështetur ishte një vegël e socialistëve, të cilët e përdoin për të marrë informacione nga presidenti. Ky i fundit kishte filluar ftohjen me Edi Ramën dhe rilindasit kishin filluar të kërkonin informacion me çdo kusht nga godina e Presidentit.

Më pas kur Ilir Meta e largon duke e akuzuar si tradhtar, spiun, etj, kujdeset vetë Ëngjëll Agaçi dhe Damian Gjiknuri për ta çuar tek Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
Bllako shkon si drejton në AKUM, ku fillon spektaklin e tij si “një menaxher i sukseshëm”, duke zhytyr në borxhe ujësjellsat, duke u dhënë pa fund fonde dhe mbështetje kompanive të inceneratorëve.
Bashkëpunimi me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton vazhdon, tendera, prokurime dhe duke i vërsulur njerëzit e inceneratorëve në ujësjellat e Shqipërisë.

Bllako vazhdon aktivitetin e tij dhe në vitin 2020-2021 dhe fillon luftën për të qenë pjesë e listës së deputetëve të PS-së, me një marrëveshje stimiluar nga Ëngjëll Agaçi, mbështetur fort nga Damian Gjiknuri dhe Erion Veliaj.
Alqi Bllako kandidohet në zonën fituese në listën e qarkut të Tiranës. Mjafton të shikoni listën e PS-së të 2021, Bllako është më lart se Mimi Kodheli, më lart se Fatmir Xhafaj, është brenda kufirit të pritshmërive për emrat e që do të fitonin si deputet brenda listës së PS-së.

Fillimisht Bllako tentoi të ishte në listë në qarkun e Korçës, mesa duket nuk e çau dot duke pasur një aktivitet me PD-në, më pas me LSI-në, në këtë qark, duke blerë vota për LSI në vitin 2017, në vitin 2021 tentoi të ishte kandidat me socialistët.
Në qarkun e Korçës do të binte shumë në sy dhe vëmendja do të ishte shumë e madhe, pandaj dhe u spostua në Tiranë. Mbështetja e Ëngjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Erion Veliajt për Alqi Bllkaon ka qenë e pandalshme dhe sidomos në mbledhjes e Kryesisë së PS-së në ato kohë ku ka pasur një debat të fortë, të disa zërave brenda Kryesisë me kryeministrin Edi Rama pikërisht për emrin e Alqi Bllakos.
Në 2021, Alqi Bllako bëhet deputet dhe mbulon Njësinë.1 dhe në atë kohë flitej shumë se Bllako, në atë kohë paguante me rroga nga 600-800 euro njerëzit e organizatave socialite, shpërndante telefona Iphone dhe parfume të shtrenjta për gratë e bazës, shpenzimet ishin me qindra dhe miliona lekë.
Paratë vinin nga korrupsioni i tij, nga korrupsioni që kishte bërë me inceneratorët, korrupsioni që kishtë berë në AKUM dhe nga korrupsioni që kishte bërë në kohën që ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Karriera i vlejti për të fituar para, me para luftoi për të marrë mandatin, firmosi zullume dhe i sposorizuar politikisht nga njerëzit e inceneratorëve me lidhje të fuqishme brenda PS-së, me eksponentë kryesorë të saj, mundi që të hynte deri deputet dhe përfaqësues i PS-së.
Kjo është rruga që ka ndjekur Alqi Bllako, një nga "çelsat e artë" të aferës të inceneratorëve, një njeri që firmsoi qindra miliona euro të një afere korruptive që tashmë është zbardhur ngsa SPAK dhe është kthyer në krimin dhe korrupsionin më të madh politik të 30 viteve në Shqipëri.
Të hënën, është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg"...
Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha ...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e rrëmbyer nga p...
President i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar 20-vjetor...
Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnj...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përkujtuar 20-vjet...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun disa pamje nga ...
Dashi Projektoni imazhe të ndritshme, të bukura në mendje...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar 115-vj...
Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë Belind Këlliçi...
CNA denoncoi në disa ditë rresht Ed Sulejmanin, drejtorin ...
CNA ka publikuar rreth 16 faqe dokumentacion të akuzës ...
Vetëm 10 ditë na ndajnë nga festa më e lakuar dhe e shumëp...
Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin ka paralajmëruar se...
CNA publikoi dje 11 faqet e para të akuzës që SPAK ka ...
Më 31 korrik, autoritetet e Shqipërisë arrestuan në Ti...
Vetëm pak ditë na ndajnë nga Festa e Birrës, e cila kë...
Në datën 28 shtator 2016, ministria e Mjedisit i dërgon mi...
Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e sti...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Mini...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...