
Kryeministri Edi Rama ka bërë lojëra fjalësh teksa është pyetur nga gazetarët për firmën që ka dhënë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Kreu i qeverisë ia theksoi gazetares se kjo nuk është një pyetje për të. Rama tha më tej se gjithçka ka qenë një bashkim kompetencash dhe se rezultati në fund ka marrë firmën e tij.
Sipas Ramës, firma që ka vendosur në koncensionin për inceneratorin e Tiranës, është zbardhja e një vendimi që merret nga i gjithë procesi.
"Kjo pyetje ka të njëjtën përgjigje që i dhashë një kolegeje më parë dhe s'ka asnjë përgjigje tjetër. Nuk është pyetje për mua kjo. Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë imja është fryt i një procesi dhe një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërje të vet përfaqësues nga institucione apo nga sfera të ndryshme dhe kanë kompetencat e tyre. Ky bashkim kompetencash sjell një rezultat dhe kur ky rezultat merr edhe firmën time kthehet edhe në një vendim. Këto pyetje nuk janë fare në sferën e kompetencës sime. Nuk përfshihem në kalkulimet e natyrës politike. Përgjigjja ime është imja. Qeveria është mekanizëm që funksionon si zinxhir me shumë hallka. Firma është zbardhja e një vendimi që merret nga i gjithë procesi", u shpreh Rama.
Pak ditë më parë u publikuan dokumentet ku dallohen firmat e kryeministrit Edi Rama, Sekretarit të Përgjithëm në Kryeministri Ëngjëll Agaçi, kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Në një nga shkresat, cila mban datën 7 dhjetor 2016, kryeministri Edi Rama firmosi për miratimin e bonusit prej 8% që t'i jepet shoqërisë "Integated Energy B.V" sh.p.k për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës.
Rama nëpërmjet dokumentit ngarkon ministrin e Mjedisit të asaj kohe, Lefter Kokën, që të zbatojë këtë vendim. Në dokumente shfaqet edhe firma e Sekretarit të Përgjithshëm Ëngjëll Agaçit si dhe e Lefter Kokës./CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë lojëra fjalësh me gazetarët ...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me gaze...
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp, u s...
Deputeti Flamur Noka gjatë përplasjeve që pati me gardistë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi...
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka ko...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lid...
Para nisjes së seancës së Kuvendit, nuk kanë munguar "...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi...
Ndërsa tymueset kanë shpërthyer në Kuvendin e Shqipëri...
Seanca e sotme e Kuvendit ka zgjatur vetëm 8 minuta, e...
Ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me deputetin ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka tentua...
Deputetët e opozitës kanë vijuar protestën brenda Kuve...
Mëngjesin e sotëm ka pasur përplasje mes deputetëve të opo...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat...
Deputeti i përjashtuar nga Kuvendi, Asllan Dogjani, nu...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i ka bllokuar rrug...
Tensionet dhe kaosi vijojnë jashtë sallës së Kuvendit....
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...