
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës për të krijuar një komision “Ad-Hoc”, duke përdorur një ish-enverist apo “vullnetar” Enveri, siç është Fatmir Xhafaj.
Skemat dhe skenarët për të kontrolluar SPAK-un, me veprime duke krijuar komisione brenda Grupit Parlamentar apo më pas komisione “Ad-Hoc” në parlament, pasi opozitës i janë hequr komisionet hetimore parlamentare, tregojnë reminishencat e së shkruarës.
Këto lëvizje tregojnë se mentaliteti enverist vazhdon të ngelet dhe për këtë zgjidhet pikërisht një “bir i denjë” i asaj kohe për të kryer veprimin, pra për të kryer aktin.

Kanë zgjedhur pikërisht Fatmir Xhafajn, të cilin ndërkombëtarët, amerikanët dhe evropianët e zgjodhën si njeriun që duhet të ishte në krye të reformës në drejtësi, këtu nuk ka asgjë të keqe.
Harruan se kush ishte Fatmir Xhafaj ndoshta, ose duke e ditur se e kishin njeriun e tyre “do ta përdornin për çfarë u duhej”.
Në fakt, tashmë edhe ndërkombëtarët janë të bindur se reforma e bërë nga Xhafaj ishte maksimalisht në interesat e PS-së për të goditur brenda drejtësisë duke krijuar komisione vetting-u të kapura politikisht, duke shkelur rregullat dhe parimet se personat, hartuesit, nuk do të futeshin në sistem, ndërkohë që tashmë janë në sistem dhe drejtojnë gjykata.
Nga ana tjetër, ka standard të dyfishtë. Kanë ikur prokurorë, gjyqtarë apo gjyqtare për asgjë dhe janë mbajtur në detyrë dhe e kanë kaluar vetting-un milionerë të korruptuar të partisë.
Janë në krye të drejtësisë persona që nuk kanë bërë vetting, të cilët kanë dalë nga dritarja dhe kanë hyrë nga dera dhe janë larguar me vetting ekspertë të mirëfilltë, të cilët nuk kishin shkelur ligjin, por me abuzime dhe thashetheme duke përdorur dy nivelet e komisionit të hetimit, të cilat janë kapur nga mazhoranca.

Tashmë Fatmir Xhafaj, enveristi i parafundit, vazhdon të shihet si shpresë, këtë herë sërish kundër amerikanëve, ashtu si në rastin e Reformës në Drejtësi.
Për ata që mendonin se Xhafaj ishte një proamerikan me mbështetje ndërkombëtare, me Reformën në Drejtësi, e cila u bë një katrahurë, ku është kapur shumica e sistemit dhe ka pasur jo pak problematika që kanë bërë ndërkombëtarët të reagojnë nën zë, por publikisht jo, bëri një akt të parë dhe tashmë do të bëjë të dytin.
Akti i dytë është sulmi ndaj SPAK-ut, struktura apo segmente të saj, të cilat janë jashtë kontrollit të mazhorancës.
Vrap pas Xhafajt doli edhe Sokol Sadushi, njeriu që shkëlqen në Gjykatën e Lartë.
Mes deputetësh, prefektësh, kryetarë bashkish, me shallin e komunistit në qafë, gjoja në emër të luftës, megjithëse ai shall nuk ka asnjë lidhje me luftën antifashiste demonstroi me vulgaritet simbolet e komunizmit.

Ashtu sikurse Xhafaj me foton në krah të Enverit nuk ka ndonjë ndryshim Sadushi me shallin e tij të kuq.
Duken të dy enveristë në konceptet e tyre, të qartë, me një mesazh fyes, përçmues, ndaj 20 mijë familjeve të persekutuara, ndaj 5 mijë të vrarëve, ndaj dhjetëra mijëra të tjerëve të internuar dhe burgosur.
Produkti i enveristit Fatmir Xhafaj, i të gjithë atyre që renditëm më sipër, është Sokol Sadushi në krye të Gjykatës së Lartë apo të tjerë skandalozë të jetës publike që dhunojnë me vetëdije dinjitetin e shqiptarëve, të shkuarën e dhunshme dhe kriminale të diktaturës e sjellin me veprimet e tyre publike, me krenari dhe ekspozohen dhunshëm, si në rastin e Reformës në Drejtësi apo komisioneve dhe daljeve në foto me shall në qafë.
Këta janë enveristët e Reformës në Drejtësi që ka sjellë si rezultat Sokol Sadushin e përgatitur nga Fatmir Xhafaj./ CNA
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...