web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush janë 99-çat dhe “vullnetarët” e Enverit kundër SPAK-ut

19 Janar 2024, 16:54, Politikë CNA
Kush janë 99-çat dhe “vullnetarët” e Enverit
Fotomontazh

Në dy ditët e fundit CNA ka raportuar disa lajme ekskluzive politike, të cilat kanë zbardhur një skemë të mazhorancës, të qeverisë së zotit Rama, kundër SPAK-ut.

CNA ka raportuar për disa instrumente që qeveria do t’i përdorë duke shfrytëzuar mazhorancën parlamentare, për të vënë nën kontroll drejtuesit e Strukturës së Posaçme hetimore.

CNA, nga burime brenda takimit të qeverisë në Shëngjin që u mbajt në 9 dhe 10 janar, zbuloi deklaratën e Lindita Nikollës (lexo këtu), se Parlamenti nuk duhet të heshte dhe nuk duhet të bënte sehir SPAK-un kur bënte hetime, por duhet të kishte informacion të plotë dhe të kontrollohej nga parlamenti, pasi Shqipëria është Republikë parlamentare.

Në fakt, me Reformën në Drejtësi, SPAK-u është një strukturë tashmë kushtetuese.

Sipas të njëjtave burime, u mësua se këmbëngulja e Nikollës ishte e fortë dhe ajo u pasua nga një deklaratë e ditës së hënë e Bledi Çuçit, botuar në rrjetet sociale. (lexo këtu)

Kush janë 99-çat dhe “vullnetarët” e Enverit

Pra, u forcua më tej qëndrimi që mbajti kryetarja e Kuvendit duke e kaluar te goja e kreut të grupit parlamentar të PS-së.

Çuçi kërkoi mekanizma. Sipas këtij statusi, për të kontrolluar, gjoja institucionet e pavarura, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, por “djalli” fshihet në detaje.

Fakti është se do të kërkohet kontrolli i SPAK-ut, pra të thirret në raport Altin Dumani për hetimet që kryhen, ku ndodhen këto hetime dhe çfarë personash përfshijnë, një informacion më i plotë për shkak se kryeministri dhe shumë zyrtarë te qeverisë ende janë nën hetim dhe nuk kanë informacion se çfarë po bëhet me fatin e tyre.

CNA gjithashtu zbuloi se fillimisht është krijuar një komision i drejtuar nga Eduart Shalsi, ku përfshihen Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Etilda Gjonaj dhe Klotilda Bushka, një 5-she që do të bëjë një reformë brenda parlamentit, pra në strukturat drejtuese dhe administrative të Kuvendit.

Në këto struktura pritet të ketë një shkartisje të fortë, një lëvizje individësh, largim personeli e zëvendësime dhe kjo do të bëjë atë që quhet spastrim i rrugës për të ndërtuar një komision “Ad-Hoc”, një komision të përkohshëm parlamentar, i cili do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, ish-ministër Drejtësie në kohën e Fatos Nanos, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, njeri i larguar nga Edi Rama, por i rehabilituar dhe i mbajtur në krah nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

CNA gjithashtu ka zbuluar emrat e komisionit të Xhafajt, që mund të quhet komisioni i vullnetarëve të Enverit dhe bashkimit të 99-çave kundër SPAK-ut.

Ky komision do të ketë në përbërje Plarent Ndrecën, Ermonela Felajn, Klotilda Bushkën dhe Toni Gogun.

Për t’i sqaruar këto personazhe, Fatmir Xhafaj njihet si një nga njerëzit e Erion Veliajt, dhëndri i tij, një nga zyrtarët e lartë të kryebashkiakut të Tiranës, si dhe përfitues i jo pak projekteve.

Fatmir Xhafaj, më shumë sesa një 99-ç i lali Erit është një nga “ish-vullnetarët” e Enver Hoxhës.

Kush janë 99-çat dhe “vullnetarët” e Enverit
Fatmir Xhafaj dhe Enver Hoxha

Nga ana tjetër, Plarent Ndreca, ky i fundit ish-Sekretar i Përgjithshëm në disa institucione. Në fakt shpëtoi në mënyrë spektakolare nga hetimi për tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga ish-ministri Sandër Lleshaj. Plarent Ndreca njihet si një nga 99-çat e Erion Veliajt.

Kush janë 99-çat dhe “vullnetarët” e Enverit
Plarent Ndreca

Toni Gogu është Prifti që martoi lali Erin.

Një emër tjetër i ashpër i socialistëve është Ermonela Felaj, e cila ka uzurpuar  prokurorinë me 5 prokurorë të familjes, akuzuar fort nga opozita.

Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve, edhe kjo një ushtare e bindur që duket më shumë si “vullnetare” e Enverit (vullnetarët e Ramës).

Për të kryer këtë mision kundër SPAK-ut, mazhoranca në qeverisje, kanë bërë gati strukturën për komisionin e përkohshëm parlamentar, i cili do të thërrasë në Apel, SPAK-un dhe do të kërkojnë të hetojnë SPAK-un, gjoja në emër të instrumenteve që duhen diskutuar në kuadër të integrimit në BE./ CNA





Lajmet e fundit nga