Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën me gjashtë vota pro dhe tre vota kundër transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës.
Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj.
Në favor të transferimit votuan gjashtë prej anëtarëve të pranishëm: konkretisht zëvendëskryetari Tartar Bazaj; Bujar Sheshi; Esmeralda Cami; Eloida Goxhi; Arta Mandro dhe Ledina Riza. Kundër votuan anëtarët Sokol Stojani, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.
Ndërkohë, nuk ishin të pranishëm në mbledhje kryetari i KLP-së, Alfred Balla dhe anëtari Zeqir Hoda.
Votimi për transferimin e Felajt u parapri nga diskutime mes anëtarëve të KLP-së për shkak të mbledhjes në të njëjtën prokurori të katër familjarëve të ngushtë të deputetes Felaj.
Anëtarja Nurihan Seiti tha se Këshilli “duhet të jetë i ndjeshëm ndaj ndjeshmërisë së kësaj situate”.
“Ndryshe nuk jemi në funksion të ligjit,” vërejti Seiti dhe kërkoi që Këshilli të kujdeset për besimin e publikut, që të mos duket sikur nuk ka ndryshuar asnjë gjë krahasuar me prokurorinë e mëparshme që ishte organ i centralizuar. Ajo kërkoi kohë për trajtimin e transferimit të Felajt, duke sugjeruar që t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjetur zgjidhje.
Zëvendëskryetari Tartar Baze ndërhyri duke konstatuar se në Gjykatën Kushtetuese dërgohen për interpretim vetëm ato pjesë të legjislacionit që janë të paqarta. Ndërsa Mandro propozoi që të bëhet studim për të evidentuar nëse ka raste të ngjashme dhe se çfarë impakti kanë sjellë në funksionimin e prokurorisë. Ajo vërejti se KLP nuk ka ende një rregullore që të përcaktojë situatat e papajtueshmërisë ambjentale, megjithëse ligji e detyron të hartojë një të tillë.
Anëtari Bujar Sheshi evidentoi se Gjykata Kushtetuse e kishte shfyqizuar nenin e mëparshëm, duke e konsideruar si pengesë për zhvillimin e karrierës dhe se më vonë, në vitin 2019, Kuvendi kishte miratuar ndryshimet përkatëse.
Në vijim paraqiti mendimin e tij edhe anëtari Sokol Stojani. Sipas tij, një prej qëllimeve të reformës në drejtësi ishte edhe goditja e burokracive dhe situatave të tilla.
“Ne jemi vend i vogël dhe aty janë disa familjarë në një prokurori. As në diktaturë nuk është lejuar nepotizmi. Papajtueshmëria ambjentale është përcaktuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është lidhje nepotike,” tha ai dhe shtoi se ishte mirë që po trajtohej kjo situatë, pasi në këtë mënyrë mund t'i tërhiqej vëmendja edhe ligjvënësit.
“Të mos bëhemi qesharakë. Edhe në kohën e diktaturës situata të tilla u trajtuan dhe goditën nëpërmjet humorit, si në rastin e ‘Kunatit të shokut Xhemal'”, solli Stojani në vëmendje të Këshillit skeçin humoristik të mirënjohur të estradës shkodrane.
“Ne duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit. Kjo kërcet. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur, mund të vijë dhe baxhanaku dhe kunati i motrës,” vijoi ai.
Ndërsa anëtarja Riza u shpreh se nuk dihej nëse kjo çështje do të diskutohej kaq shumë, po të mos ishte mbiemri në fjalë. Por menjëherë ndërhyri Seiti, e cila i kërkoi të mos e ngatërronte situatën me mbiemra. Sipas kësaj të fundit, i rëndësishëm është fakti se janë persona me lidhje familjare në një institucion.
Anëtarja Bogdani tha se do të kishte qenë më mirë që projektakti për transferimin e prokuores Eranda Felaj të pezullohej. Ajo theksoi se shqetësohej për besimin e publikut tek Këshilli dhe solli në vëmendje se një pjesë e magjistratëve janë shkarkuar pikërisht për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.
Por pavarësisht shqetësimeve të ngritura në Këshill, kreu i KLP-së, Alfred Balla deklaroi thuajse në të njëjtën kohë gjatë raportimit të tij në Kuvend, se “ne i lidhte emrat e prokurorëve me deputetë”.
“Neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale. Duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj, i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtij neni. Ne e kemi diskutuar dhe rasti i fundit që e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie kunat, motër vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës. Ka qenë një koincidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë,” tha Balla.
Lidhur me këtë situatë pati replika të hënën mes ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetëve të tjerë të opozitës dhe deputetes socialiste, Ermonela Felaj.
“Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi zotëri. Se magjistrat të bënë shkolla, nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista,” tha Felaj.
Katër familjarët e deputetes socialiste u transferuan në Prokurorinë e Tiranës brenda katër viteve të fundit. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës. Të hënën më 3 korrik u transferua nga Vlora edhe motra e deputetes socialiste, prokurorja Eranda Felaj./ BIRN
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) rrëzoi sot vendimin e K...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazeta...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi shkarkimin nga...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar nga sistemi i ...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Altin Dumani prej tri ditësh po drejton Strukturën e Posaç...
Ish-prokurorja Antoneta Sevdari ka fituar procesin me qeve...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se seanca p...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...