
Veprimet e fundit të SPAK-ut, hetimet ndaj shumë ministrave dhe ish-ministrave, zyrtarëve të lartë, kanë bërë që kryeministri Rama të ndezë dritën e kuqe.
Është alarmuar së tepërmi dhe CNA ka mësuar se tashmë kryeministri ka bërë gati një skenar të plotë për të goditur SPAK-un.
Megjithëse kryeministri ka thënë shpesh se ai është flamurtari dhe njeriu që bëri Reformën në Drejtësi, tani duket jo pak i trembur.
CNA dje raportoi se në dy mbledhjet e fundit, në atë të qeverisë ditën e mërkurë dhe në atë me Drejtorët e Përgjithshëm të agjencive dhe Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive ditën e martë, kryeministri Rama kishte thënë "mbyllini derën SPAK-ut, mos i jepni dokumente, mos u dorëzoni para tyre dhe ata duhet t'ju njoftojnë 3 ditë para, procedura, teknikalitete dhe të tjera si këto".
Por CNA ka mësuar se lufta e Ramës me SPAK-un nuk ka filluar dy ditët e fundit.
Udhëzimet janë dhënë nëpërmjet gojës së Lindita Nikollës në mbledhjen që kryeministri zhvilloi në Shëngjin me ministrat e tij dhe me disa nga drejtuesit politikë siç është rasti i Erion Veliajt apo Blendi Çuçit dhe Blendi Klosit.
Nëpërmjet gojës së Lindita Nikollës në Shëngjin është artikuluar kërkesa se parlamenti duhet të kontrollojë SPAK-un, duhet të gjendet një mënyrë që SPAK-ut t'i vendosen frena.

Kuptohet, parlamenti në shumicë të socialistëve është instrumenti kryesor i kryeministrit në detyrë, zotit Rama, dhe po e përdor këtë të fundit ndoshta për të gjetur një zgjidhje që SPAK-u të ndalet në betejën e tij kundër korrupsionit dhe në akuzat dhe hetimet që po zhvillohen ndaj ministrave apo ish-ministrave.
Lindita Nikolla ka theksuar se duhet patjetër një kontroll parlamentar mbi SPAK-un dhe institucionet e tjera të pavarura.
Kjo është ajo që ka kërkuar Lindita Nikolla në Shëngjin dhe duket se kryeministri ka filluar ta artikulojë edhe vetë në dy rastet e fundit, të cilat CNA i ka raportuar si lajme ekskluzive dhe nga burime zyrtare brenda këtyre mbledhjeve ku kryeministri është dukur mjaft i tensionuar./CNA
Vodafone dhe Microsoft Corp (MSFT) njoftuan krijimin e një...
Ditën e sotme, për shkak të motit të keq është ndaluar...
Disa të rinj nga Lezha po protestojnë sot para Gjykatë...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-zëvendëskryeministrin ...
Shtyhet sërish seanca për biznesmenin Rezart Taçin i c...
Nis seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin Arb...
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest shtëpie" p...
Sot në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca për marrëv...
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me zjarrin...
CNA ka siguruar pamje nga vendngjarja ku një 49-vjeçar u g...
Gazetari Mentor Kikia tha në “Now me Erla Mëhillin”, s...
Qeveria miratoi sot shpronësimin për itneres publik të pro...
Bashkimi Evropian ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme p...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka nisur analizat...
Për disa javë me radhë qytetarë e simpatizantë të Partisë ...
Burime zyrtare nga mbledhja e sotme e qeverisë i thanë...
Këtë të mërkurë, kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar nj...
SPAK ka alarmuar jo pak kryeministrin Edi Rama, shumë arre...
“Europe Today”, media informative e specializuar në çështj...
Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Infor...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...