web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Drejtoresha e AKSHI-t pyetet nga SPAK

17 Janar 2024, 13:20, Aktualitet CNA
FOTO/ Drejtoresha e AKSHI-t pyetet nga SPAK
Mirlinda Karçanaj

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, prej mëngjesit të sotëm ndodhet në SPAK duke u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.

Karçanaj është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, pas padisë së bërë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për Mirlinda Karçanajn për "korrupsion pasiv" për shkelje në procedurën e tenderëve dhe "shpërdorim detyre".

FOTO/ Drejtoresha e AKSHI-t pyetet nga SPAK
Padia në SPAK

Sqarojmë se kjo padi është bërë lidhur me hakërrimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerët iranianë, teksa sipas Prognit, është vërtetuar tashmë që nuk ka pasur një segregim të serverëve, dhe sipas tij kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave.

FOTO/ Drejtoresha e AKSHI-t pyetet nga SPAK
Mirlinda Karçanaj në SPAK

Ndërkohë një padi tjetër është bërë nga "Ora News" për Karçanajn, ku akuzohet për shkelje në tender me vlerë 1.7 milionë euro. Kjo padi u depozitua në 23 nëntor të vitit të kaluar./CNA 





Lajmet e fundit nga