web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbështetësit e Berishës sërish në protestë

16 Janar 2024, 18:23, Aktualitet CNA

Mbështetësit e Berishës sërish në protestë

Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur për të protestuar para banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Prej disa javësh, mbështetësit e Berishës kanë dalë të protestojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Demokratët shprehen të vendosur të mos ndalin tubimet e tyre.

Ata kundërshtojnë masën e arrestit të shtëpisë të vendosur nga GJKKO ndaj kryedemokratit.

Kujtojmë se në datën 30 dhjetor, gjyqtarja Irena Gjoka firmosi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Berishën për akuzën "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë" për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani"./ CNA





Lajmet e fundit nga