web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja Rama-Meloni, sot në Gjykatën Kushtetuese

18 Janar 2024, 09:17, Aktualitet CNA

Marrëveshja Rama-Meloni, sot në Gjykatën Kushtetuese

Sot në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca për marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes, Giorgia Meloni për emigrantët.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

30 deputetë të opozitës kërkuan që marrëveshja të shpallej e pavlefshme. Ishte opozita ajo që bëri kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.

Marrëveshja u firmos në fillim të nëntorit në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe u bë publike disa ditë më vonë.

Rama u angazhua që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare./ CNA





Lajmet e fundit nga