web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Boçi sulmon Begajn/ Argumenti për Komisionet Hetimore, parashtrim politik i përgatitur

18 Janar 2024, 21:51, Politikë CNA
Boçi sulmon Begajn/ Argumenti për Komisionet Hetimore, parashtrim
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka hedhur akuza ndaj presidentit Bajram Begaj për dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Boçi tha në emisionin e Çim Pekës se nuk e ka parë kurrë një arsyetim si at të Begajt nga Presidentët e mëparshëm.

Ai deklaroi se argumenti i Kreut të Shtetit ishte më shumë një parashtrim politik i përgatitur, i orientuar në zyrat e dikujt.

“Ajo që më bëri më shumë përshtypje, ishte që përmendte nenin 35 të rregullores së Kuvendit, që thoshte se nuk cenon nenin 35, që thotë se me 1/5 e deputetëve të krijohen komisionet hetimore në mënyrë automatike, sipas nenit 77 të Kushtetutës.

Pra presidenti e paska ditë këtë gjë, e pse nuk ka reaguar kur deputetët e opozitës kërkonin zbatimin e këtij neni të rregullore dhe komisionet hetimore parlamentare duhej të ishin ndërtuar.

Është hera e parë në ekspericën time politike, që shikoj një arsyetim të tillë. Kam parë arsyetime mjaft të forta ligjore, si tek Meta dhe Nishani, por edhe presidentë të tjerë. Ky argumentim që kam lexuar nuk ka shumë referenca ligjore.

Më ngjan më shumë një parashtrim politik i përgatitur, i orientuar në zyrat e dikujt, sepse varet edhe presidenti, stafi si ja parashtron, si ja ndërton arsyetimin, se nuk është vetëm, por në fund të fundit është ai që vendos dhe miraton atë që i sjellin dhe nuk mund të justifikohet fare as nga stafi dhe as nga ata që ja kanë parashtruar në mënyrë juridike.

Nuk pashë ndonjë parashtrim të fortë juridik. Argumentet janë kundër presidentit, thjeshtë një konsideratë politike në të njëjtën vijë dhe arsyetim me statusin që kishte bërë Rama në rrjetin ‘X’ dhe ku shprehte ngazëllimin e madh që futi në xhep dhe presidentin. Tani ai mund të gjykojë se kush është president i mire”, theksoi Boçi./ CNA





Lajmet e fundit nga