Kaosi në seancën plenare/ PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Nokës
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Gazment Bardhi...

Disa përfaqësues të opozitës u takuan këtë të mërkurë me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory.
Në tryezë ishin Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Fatmir Mediu.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi zbulon detaje nga takimi.
Me anë të një delarate për mediat, Bardhi tregon se me drejtuesen e OSBE në Tiranë diskutoi për bllokimin e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe për qëndrimin e mazhorancës.
Ai shprehet e Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe transparente, dhe duhet të nis me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020.

“E falenderova për angazhimin ndër vite që OSBE-ODIHR ka dhënë për zgjedhjet në Shqipëri. Riktheksova se për opozitën Reforma Zgjedhore është një pritoritet absolut, që është bllokuar prej 2 viteve dhe po vazhdon të mbahet e bllokuar nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin proporcional të opozitës në këtë Komision.
E informova se për opozitën është një tallje e madhe me shqiptarët farsa e “rifillimit të punës” vetëm nga mazhoranca, pa respektuar vullnetin e opozitës, duke ripërsëritur gjërat që u bënë njëherë si farsë edhe 2 vite më parë.
Kërkesa drejtuar ODIHR për asistencë e publikuar disa ditë më parë në media është ripërsëritje e të njëjtës kërkesë të bërë në 17 Qershor 2022. Edhe pse ODIHR më datë 14 Korrik 2022 ka konfirmuar gadishmërinë për asistencë dhe ka kërkuar pikat e kontaktit, asnjë një hap nuk u hodh më tej. Ripërsëritja e të njëjtave shkresa dhe të njëjtit rend dite, është një farsë për t’u shitur shqiptarëve një punë që nuk po bëhet prej 2 viteve pa asnjë shpjegim dhe që nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Duan thjeshtë ta mbajnë të bllokuar, për të bërë sikur punojnë, por pa prodhuar asgjë konkrete.

Nëse opozita në Parlament nuk do kishte ngritur shqetësimin prej 4 muajsh për bllokimin e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nevojën për të mbajtur përgjegjës kolegët që nuk kanë bërë atë për të cilën i mandatuam dhe besuam 2 vite më parë, situata do vazhdonte të lihej në harresë sipas interesit të Edi Ramës për të mos garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe transparente, dhe duhet të nis me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020. Tentativa për të ripërsëritur të njëjtin skenarë si ai i vitit 2020 për një reformë zgjedhore pa konsensusin opozitës, do të minonte zgjedhjet e ardhshme ende pa nisur.
Që reforma të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe të adresojë problemet reale të zgjedhjeve, është e nevojshme që përfaqësuesit e opozitës të kenë besimin e deputetëve të opozitës, dhe jo të jenë aty si shprehje e vullnetit të Edi Ramës apo një minorance që ka mandate nga populli opozitar, por vepron e shkëputur nga interesi i popullit opozitar. Konsensus dhe gjithëpërfshirje me vullnet të njëanshëm të Edi Ramës nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë”, thuhet bnë deklaratë./ CNA
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Gazment Bardhi...
Pas përplasjeve në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medi...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, denoncoi nga ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, de...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ësht...
Pak ditë më parë, atletja Luiza Gega akuzoi Ministrinë...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi, në mbledhjen "online" të...
Lulzim Basha mesa duket është zgjuar më herët ditën e ...
Pas përplasjeve në mbledhjen e sotme të Komisionit të ...
Ferit Hoxha, i cili aktualisht është ambasador i Shqip...
Me debate ka nisur mbledhja në Komisionin e Medias, me...
Debate të ashpra ka pasur në mbledhjen e sotme të Komision...
Pasi takoi dje Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknurin,...
Kryeministri ka zhvilluar sot një takim me biznesin fa...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi e ka cilës...
Deputeti Dash Sula ka komentuar veprimet e fundit të L...
Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet të premten p...
Ditën e djeshme, Lulzim Basha gënjeu publikisht duke thënë...
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, njoftoi këtë të mart...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka kryer një monitori...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...